AAPSK, bashkëpunim ndërkombëtar për administrimin e pasurive të sekuestruara dhe të konfiskuara

Rritja e transparencës dhe eficiencës në proceset e administrimit të pasurive


Rritja e transparencës dhe eficiencës në proceset e administrimit të pasurive ishte në qendër të takimit të zhvilluar sot mes kryeadministratores së Agjencisë për Administrimin e Pasurive të Sekuestruara dhe të Konfiskuara (AAPSK), Risena Xhaja dhe John Tacey, drejtues për Financat e Paligjshme pranë Njësisë për Ballkanin Perëndimor në Këshillin Kombëtar të Shefave të Policisë (NPCC) të Mbretërisë së Bashkuar.

Takimi u zhvillua në nisje të vizitës zyrtare në Tiranë të ekspertit britanik, në kuadër të angazhimit të AAPSK për të forcuar më tej bashkëpunimin ndërkombëtar dhe implementimin e praktikave më të mira në menaxhimin e pasurive të sekuestruara dhe konfiskuara.

Ky takim pason diskutimet e zhvilluara mes palëve në kuadër të vizitës zyrtare të AAPSK muajin e kaluar në Londër dhe përcakton modalitetet për forcimin e bashkëpunimit me autoritetet britanike, si edhe rritjen e mbështetjes së tyre edhe në kuadrin rajonal.

Ndiq "TiranaDiplomat.com" në Facebook

Gjatë takimit u evidentua gjithashtu dhe nevoja për thellimin e bashkëpunimit ndërinstitucional dhe ndërshtetëror në fushën e administrimit të pasurive.

Palët ndanë eksperienca dhe praktika konkrete mbi funksionimin e mekanizmave respektivë, si dhe identifikuan fusha të mundshme për bashkëpunim të mëtejshëm teknik dhe strategjik.

Ky dialog përfaqëson një hap të rëndësishëm në konsolidimin e marrëdhënieve ndërkombëtare të AAPSK dhe në përmbushjen e misionit të saj për të garantuar administrimin e drejtë, efikas dhe transparent të pasurive që janë subjekt i masave të sekuestrimit apo konfiskimit, në përputhje me legjislacionin në fuqi dhe standardet më të mira evropiane.

BURIMI ATSH

Lexo më shumë nga

Votat preferenciale në Tiranë, kryesojnë Gonxhja, Xhafaj, Alimehmeti

Në Tiranë ka nisur numërimi i votave preferenciale të kandidatëve ku deri tani janë numëruar 75 nga 1282 kuti votimi.

Global 360

Trump uron Leone XIV: Një nder i madh për SHBA-në

Presidenti amerikan Donald Trump i dërgoi urimet e tij Leone XIV, papës së parë me origjinë amerikane

Diplovista

Rama për “Corriere della Sera”: Me “Giro d’Italia” bëhemi më në fund protagonistë në skenën globale, një hap tjetër drejt Europës

Dhe pikërisht sot, nga vendi i shqiponjave nis Giro d’Italia, me etapën e parë Durrës–Tiranë, prej 160 kilometrash. “Do të…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Rikthim në tempullin e poezisë

Tre vite më parë, me 18 shkurt 2022 u nda nga jeta poeti Bardhyl Londo!

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Votat preferenciale në Tiranë, kryesojnë Gonxhja, Xhafaj, Alimehmeti

Në Tiranë ka nisur numërimi i votave preferenciale të kandidatëve ku deri tani janë numëruar 75 nga 1282 kuti votimi.