Programe master në inxhinieri armatimi, Forcat e Armatosura marrëveshje bashkëpunimi me Universitetin e Vlorës

Dokumentet e partneritetit u firmosën në prani të ministrit të Mbrojtjes Pirro Vengu, nga komandanti dhe rektori i Akademisë së Forcave të Armatosura gjeneral brigade Bardhyl Nuredinaj dhe rektorja e Universitetit të Vlorës, prof. dr. Aurela Saliaj.


Me qëllim forcimin e kapaciteteve njerëzore të Forcave të Armatosura dhe rijetëzimin e industrisë ushtarake të vendit, Akademia e Forcave të Armatosura dhe universiteti i Vlorës “Ismail Qemali” nënshkruan tri marrëveshje bashkëpunimi.

Dokumentet e partneritetit u firmosën në prani të ministrit të Mbrojtjes Pirro Vengu, nga komandanti dhe rektori i Akademisë së Forcave të Armatosura gjeneral brigade Bardhyl Nuredinaj dhe rektorja e Universitetit të Vlorës, prof. dr. Aurela Saliaj.

Këto marrëveshje parashikojnë: hapjen e programeve Master në Inxhinieri Armatimi, me profile në Aviacion dhe Detari, shkëmbimin e stafit akademik dhe realizimin e projekteve të përbashkëta kërkimore.

Gjatë fjalës së tij, ministri Vengu theksoi rëndësinë e këtij bashkëpunimi, në një kohë që Vlora pritet të marrë një hov të ri zhvillimi me rigjallërimin e inxhinierisë detare dhe hapjen e shkollës së aviacionit.

“Arsyeja kryesore pse ne insistuam në këtë marrëveshje është e dyfishtë: e para, sepse ne si FA dhe si Ministri e Mbrojtjes kemi nevojë të gjenerojmë kapacitete kombëtare. FA janë kapacitet kombëtar që i shërbejnë vendit, jo vetëm për mbrojtjen dhe sigurinë e integritetit territorial të Republikës së Shqipërisë, por i shërbejnë vendit edhe në kohë paqeje, si inxhinierë, si ekspertë në fushën kibernetike, në fushën e armatimit, në fushën e mbrojtjes civile, në fushën e menaxhimit të trajtimit të fatkeqësive natyrore, në fushën juridike, pse jo edhe në shumë specialitete shumë të veçanta, që mund të ketë jeta nën uniformë dhe për pasojë ne na duhet të zgjerojmë gamën e formimit akademik dhe profesional të rekrutëve tanë”, u shpreh ministri i Mbrojtjes.

“Ne synojmë që me kapacitetet shkencore që kanë Akademia e FA dhe Universiteti i Vlorës të gjenerojmë njësi inovacioni në aviacion”, sqaroi më tej, ministri Vengu, duke përmendur këtu kapacitetet që kërkohen me funksionimin e aeroportit të Vlorës.

Sipas tij, ndikimi i këtij bashkëpunimi, nuk është vetëm në sigurinë kombëtare, por edhe në ekonomi.

“Jemi në kushtet e rigjenerimit te industrisë navale dhe nuk ka vend tjetër në Shqipëri, përveç se në Pashaliman. I duhen FA inxhinierë navalë, qoftë edhe për efekt të mirëmbajtjes së mjeteve ekzistuese dhe atyre që do të marrim në të ardhmen, sikundër i duhen ekonomisë tonë inxhinierë navalë për të mbështetur aktivitetin e mirëmbajtjes së skafeve që shumohen për efekt të turizmit ndërkombëtar në vendin tonë, qoftë për prodhimin e mjeteve të reja, bazuar në marrëveshjen me qeverinë italiane”, theksoi ministri Vengu.

Gjatë diskutimit me pedagogë e studentë të Universitetit të Vlorës, ministri Vengu theksoi se, zhvillimi i kapaciteteve ushtarake duhet të ecë paralelisht me ato civile, ndaj kjo marrëveshje është një mundësi e artë për të rinjtë e Universitetit të Vlorës dhe Akademisë së FA, që do të kontribuojë në ringritjen e industrisë ushtarake shqiptare.

Bashkëpunimi i Akademisë së FA do të shtrihet edhe në universitete të tjera të vendit për t’i dhënë një dimension kombëtar këtij projekti.

Lexo më shumë nga

Krimi zgjedhor, hapet zyra e posaçme për SPAK dhe Prokurorinë e Përgjithshme në KQZ

Kjo zyrë është pjesë e marrëveshjes së firmosur ndërmjet KQZ-së, SPAK dhe Prokurorisë së Përgjithshme, që synon të forcojë bashkëpunimin…

Global 360

Kroacia: Nisma ushtarake me Shqipërinë dhe Kosovën, e hapur edhe për partnerët

Sipas Kroacisë, nismës mund t’i bashkohen të gjitha vendet që, po ashtu, duan t’i ofrojnë mbështetje Kosovës dhe Shqipërisë në…

Diplovista

Rama për median greke: Ligji absurd i luftës duhet shfuqizuar

Ligji absurd i luftës duhet shfuqizuar, deklaroi kryeministri Edi Rama në një intervistë për televizionin grek ”MegaTV”, pjesë të së…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Rikthim në tempullin e poezisë

Tre vite më parë, me 18 shkurt 2022 u nda nga jeta poeti Bardhyl Londo!

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Krimi zgjedhor, hapet zyra e posaçme për SPAK dhe Prokurorinë e Përgjithshme në KQZ

Kjo zyrë është pjesë e marrëveshjes së firmosur ndërmjet KQZ-së, SPAK dhe Prokurorisë së Përgjithshme, që synon të forcojë bashkëpunimin…