
Rama: Kemi një mandat për të fituar bastin historik me Evropën për Shqipërinë
“Dall’Italia con amore”, shkruan Rama në një postim në rrjetet sociale teksa ndau një video nga takimi në Milano.

Kryeministri dhe njëherësh kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama zhvilloi sot një takim me shqiptarët në Milano, në kuadër të turit të tij me bashkatdhetarët jashtë vendit.
Ky është takimi i dytë që ai zhvillon në Itali me shqiptarët që jetojnë në këtë qytet.
“Dall’Italia con amore”, shkruan Rama në një postim në rrjetet sociale teksa ndau një video nga takimi në Milano.
“Përpara nesh kemi vetëm një datë, 11 majin, e pastaj kemi vetëm një mandat, për të fituar bastin historik me Evropën për Shqipërinë dhe me Shqipërinë për Evropën”, shton më tej Rama.
Në fjalën e tij Rama u shpreh se, “përpara nesh kemi vetëm një datë 11 majin dhe pastaj kemi vetëm një mandat 4 vjet për të fituar bastin historik me Evropën për Shqipërinë dhe me Shqipërinë për Evropën”.
Burimi ATSH