Malaj: Linja hekurudhore Durrës–Prishtinë projekt madhor, financimi në disa faza

Ministri i Financave Petrit Malaj deklaroi sot nga Shkodra ku u prezantua studimi i fizibilitetit dhe projekt-idesë për hekurudhën kuqezi Durrës-Prishtinë se, linja hekurudhore Durrës–Prishtinë është një hap i guximshëm drejt një të ardhmeje ku lëvizshmëria, tregtia dhe bashkëpunimi do të rrëzojnë kufijtë.


Ministri i Financave Petrit Malaj deklaroi sot nga Shkodra ku u prezantua studimi i fizibilitetit dhe projekt-idesë për hekurudhën kuqezi Durrës-Prishtinë se, linja hekurudhore Durrës–Prishtinë është një hap i guximshëm drejt një të ardhmeje ku lëvizshmëria, tregtia dhe bashkëpunimi do të rrëzojnë kufijtë.

“Ky është një projekt madhor, që natyrisht parashikohet të ketë një kosto të konsiderueshme, ashtu siç edhe u prezantua, ndaj financimi i tij do të kalojë nëpër disa faza, të cilat do të kërkojnë jo vetëm angazhimin dhe mbështetjen buxhetore të vendeve tona, por edhe të institucioneve financiare ndërkombëtare”, u shpreh Malaj.

Sipas tij, vlerësimi gjithnjë e në rritje i Republikës së Shqipërisë nga agjencitë prestigjoze, si Standard&Poors dhe Moody’s, e klasifikojnë ekonominë shqiptare si një ekonomi me qëndrueshmëri të lartë, çka do të bëjë që edhe financimi i këtij projekti të vijë me një kosto më të lehtë për xhepat e qytetarëve shqiptarë, por edhe me një mundësi për tu financuar nga institucione financiare ndërkombëtare.

Malaj tha se tashmë u hap traseja e duhur, me realizimin e studimit të fizibilitetit të financuar përmes buxheteve të dy vendeve.

“Ne po vijojmë të mbështesim me financime projekte që kanë një rëndësi të veçantë sa i takon ndërlidhjes, e këtu mund të përmendim linjën hekurudhore Durrës – Rrogozhinë, pjesë e Korridorit të VIII dhe që lidh Shqipërinë me Maqedoninë e Veriut dhe më tej edhe me Bullgarinë, për të cilën vetëm pak ditë më parë u nënshkrua marrëveshja me Bankën Europiane të Investimeve, apo edhe projekti tjetër që ka të bëjë me rehabilitimin e linjës hekurudhore Vorë – Hani i Hotit, e cila parashikohet të përfundojë në vitin 2030 dhe që do të shkurtojë distancën me Malin e Zi”, theksoi Malaj.

Ndaj, vuri në dukje ai, edhe ndërtimi i linjës hekurudhore Durrës – Prishtinë nuk mund të konsiderohet thjesht një investim në infrastrukturë, por një investim në zhvillim, në lidhje, dhe mbi të gjitha, në të ardhmen tonë të përbashkët.

Malaj u ndal në disa aspekte të projektit.

“Së pari, linjat hekurudhore do të rrisin ndjeshëm efikasitetin në transport, si për mallrat, ashtu edhe për udhëtarët. Ato do të sjellin ulje të kostove logjistike, kursim kohe dhe rritje të konkurrueshmërisë të sipërmarrjeve tona prodhuese dhe eksportuese, por gjithashtu edhe do të rrisin aksesin më të shpejtë e më të lirë drejt tregjeve më të mëdha.Ato do të sjellin lehtësimin e qarkullimit, përmes zhvendosjes së një pjesë të ndjeshme të ngarkesës së transportit nga rrugët në hekurudha, por edhe reduktim të ndotjes urbane dhe emetimeve të karbonit, gjë e cila do të na ndihmonte në realizimin e Objektivave të Zhvillimit të Qëndrueshëm, sipas angazhimeve që kemi marrë me partnerët tanë ndërkombëtarë”, theksoi ai.

“Kjo hekurudhë do të shërbejë dhe si urë lidhëse mes Korridoreve Panevropiane VIII dhe X, duke ofruar lidhjen më të shkurtër dhe më të shpejtë ndërmjet tyre. E pra kjo nuk është vetëm një përparësi gjeostrategjike, por edhe një avantazh ekonomik për të dy vendet tona, që synojnë të bëhen nyje të rëndësishme të transportit dhe tregtisë rajonale”, vijoi Malaj.

Një aspekt tjetër thelbësor është fakti që ky projekt përputhet me Axhendën e Konektivitetit të Bashkimit Evropian, duke përmbushur standardet më të larta të infrastrukturës moderne.

“Përfitimi më strategjik është ai i shndërrimit të Portit të Durrësit në një qendër logjistike me ndikim rajonal, për të nxitur transportin për të gjithë Ballkanin Perëndimor në tregjet ndërkombëtare”, shtoi ministri Malaj.

Kjo u shpreh ai, e kthen Shqipërinë në një portë hyrëse për Kosovën, për rajonin, drejt Mesdheut dhe më gjerë, duke gjeneruar punësim, investime dhe rritje ekonomike të qëndrueshme.

“Nga ana tjetër, ky investim do t’i hapë një tjetër impuls strategjik “Portit të Thatë të Prishtinës”, i cili në këtë mënyrë do të shërbejë për një ndërlidhje me shumë palë të tregtisë në aspektin rajonal”, përfundoi Malaj duke vënë në dukje se linja hekurudhore Durrës–Prishtinë është një hap i guximshëm drejt një të ardhmeje ku lëvizshmëria, tregtia dhe bashkëpunimi do të rrëzojnë kufijtë dhe do të krijojnë mundësi të reja për qytetarët e kombit tonë.

Lexo më shumë nga

Krimi zgjedhor, hapet zyra e posaçme për SPAK dhe Prokurorinë e Përgjithshme në KQZ

Kjo zyrë është pjesë e marrëveshjes së firmosur ndërmjet KQZ-së, SPAK dhe Prokurorisë së Përgjithshme, që synon të forcojë bashkëpunimin…

Global 360

Kroacia: Nisma ushtarake me Shqipërinë dhe Kosovën, e hapur edhe për partnerët

Sipas Kroacisë, nismës mund t’i bashkohen të gjitha vendet që, po ashtu, duan t’i ofrojnë mbështetje Kosovës dhe Shqipërisë në…

Diplovista

Rama për median greke: Ligji absurd i luftës duhet shfuqizuar

Ligji absurd i luftës duhet shfuqizuar, deklaroi kryeministri Edi Rama në një intervistë për televizionin grek ”MegaTV”, pjesë të së…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Rikthim në tempullin e poezisë

Tre vite më parë, me 18 shkurt 2022 u nda nga jeta poeti Bardhyl Londo!

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Krimi zgjedhor, hapet zyra e posaçme për SPAK dhe Prokurorinë e Përgjithshme në KQZ

Kjo zyrë është pjesë e marrëveshjes së firmosur ndërmjet KQZ-së, SPAK dhe Prokurorisë së Përgjithshme, që synon të forcojë bashkëpunimin…