
Blerja e votës, Rama: Askush të mos e bëjë, krim që ndëshkohet rëndë
Në rubrikën “Sy m’Sy”, ku ka zgjedhur t’u përgjigjet pyetjeve të qytetarëve përmes rrjetit social “facebook”, Rama tha se PS nuk ka blerë vota kurrë dhe se një gjë të tillë nuk do ta bëjë asnjëherë.

Kryeministri Edi Rama risolli në vëmendje sot se blerja e votës përbën krim dhe si i tillë ai ndëshkohet rëndë.
Në rubrikën “Sy m’Sy”, ku ka zgjedhur t’u përgjigjet pyetjeve të qytetarëve përmes rrjetit social “facebook”, Rama tha se PS nuk ka blerë vota kurrë dhe se një gjë të tillë nuk do ta bëjë asnjëherë.
Kryeministri duke iu referuar një rasti të bërë publik në medie, ku një qytetari iu ofruan para në këmbim të votës, tha se “këneta” ka hedhur para për blerje votash duke hedhur edhe dyshime se ku i merrte gjithë ato para, pasi paguan me një shumë të lartë edhe këshilltarin e fushatës.
“Nuk kemi lekë për vota, se kemi bërë ndonjëherë dhe nuk do ta bëjmë. Pashë ca që jepnin lekë nga këto paratë e “kënetës”, se “këneta” ka shumë para. E keni parë sa e ka paguar “Latifin”? Ku i gjejnë?”, u shpreh kryeministri.
Rama apeloi qytetarët që askush të mos shesë votën.
“Kam parë që ka dalë “këneta” me para se kishin kapur një “zhapik” andej nga Lushnja a Divjaka, që jepte para për votën askush të mos e bëjë këtë gabim, sepse është krim që ndëshkohet rëndë dhe nuk ia vlen”, tha ai.
Burimi ATSH