Rama: Synojmë pension minimal 200 euro

Në fjalën e tij gjatë takimit në Burrel për prezantimin e Paketave Sociale që qeveria shqiptare ofron për çdo qytetar në çdo cep të vendit, Rama e vuri theksin tek pensionet duke cilësuar një betejë.


Kryeministri Edi Rama deklaroi sot se “synojmë që pensionin minimal ta çojmë 200 euro, ndërkohë që mesatarin për ata që kanë paguar sigurimet shoqërore ta çojmë në 400 euro”.

Në fjalën e tij gjatë takimit në Burrel për prezantimin e Paketave Sociale që qeveria shqiptare ofron për çdo qytetar në çdo cep të vendit, Rama e vuri theksin tek pensionet duke cilësuar një betejë.

“Ne nuk kemi dashur asnjëherë të tregojmë përralla, për përralla ka plot të tjerë që janë më të zotë. Janë ata që s’kanë gjë në dorë, kush s’ka gjë në dorë premton se as nuk ka për t’u verifikuar që a do ta bënte apo s’do ta bënte dot. Por është e sigurt që s’ka gjë në dorë dhe s’do ketë gjë në dorë. Por nga ana tjetër është shumë e qartë për ne që viktimat e politikës absurde dhe në njëfarë mënyre kriminale, kombëtarisht kriminale, me pensionet dhe pensionistët, deri kur ne bëmë reformën, që sot nuk përfitojnë pension dinjitoz, ndërkohë që ata që kanë dalë në pension dhe dalin në pension pas reformës kanë pensione komplet të tjera. Se kjo gjë nuk përmendet”, nënvizoi Rama.

Kreu i qeverisë bëri të ditur se “çdo vit janë 22-23 mijë që hyjnë në bllokun e pensionistëve që kanë pensione ndryshe”.

“Ndërkohë të tjerë për të njëjtat vite pune dhe të njëjtën punë që kanë dalë në pension para reformës merr pension 200 mijë lekë. U nxorën në pension 40 vjeç u vu një tavan pensioni me i larti është 200 mijë lekë të vjetra, dhe nuk ishte me rëndësi nëse kishe paguar sigurimet, ti çfarëdo të kishe bërë nuk e kaloje. Ne vendosëm sistemin në bazën e logjikës që ka sistemi: kush ka paguar më shumë sigurime merr pension më të lartë. Këta që janë në shtresën ose kategorinë e viktimave dhe viktima të këtyre madhështorëve, të kesh pasur Naltmadhëninë dhe të votosh për Kujtim Gjuzin, nuk e di si ndodh kjo. Ata e bënë këtë”, tha Rama.

Kryeministri Rama vuri në dukje se “ne jemi munduar të kompensojmë me bonuset, të cilat janë rritur në mënyrë të ndjeshme vetëm në dhjetor dhe shkurt të këtij viti kemi dhënë 160 milionë euro kesh për pensionistët. Po 160 milionë euro për këtë shtet nuk janë pak, por nuk janë as shumë për ta”.

Rama bëri të ditur gjithashtu se “do të dyfishojmë mbështetjen për fëmijët me aftësi speciale dhe për nënat e tyre sidomos. E treta, do ta rikonceptojmë programin e Bonusit të Bebes duke filluar nga 2026 dhe në vend të ndihmës financiare me çek do të ecim me një tjetër skemë që është më e avancuar, patjetër, sipas numrit të fëmijëve, me pagesa mujore dyvjeçare, trevjeçare dhe pesëvjeçare sipas numrit të fëmijëve. Kush do të bëjë më shumë do t’i rrijmë afër më shumë”.

Burimi ATSH

Rama: Zgjedhja në 11 maj për Shqipërinë në BE me PS-në

Kryeministri theksoi se fermerët dhe bujqit do të përfitojnë 300 milionë euro në vit nga anëtarësimi në BE.

Global 360

Kroacia: Nisma ushtarake me Shqipërinë dhe Kosovën, e hapur edhe për partnerët

Sipas Kroacisë, nismës mund t’i bashkohen të gjitha vendet që, po ashtu, duan t’i ofrojnë mbështetje Kosovës dhe Shqipërisë në…

Diplovista

Rama për median greke: Ligji absurd i luftës duhet shfuqizuar

Ligji absurd i luftës duhet shfuqizuar, deklaroi kryeministri Edi Rama në një intervistë për televizionin grek ”MegaTV”, pjesë të së…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Rikthim në tempullin e poezisë

Tre vite më parë, me 18 shkurt 2022 u nda nga jeta poeti Bardhyl Londo!

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Rama: Zgjedhja në 11 maj për Shqipërinë në BE me PS-në

Kryeministri theksoi se fermerët dhe bujqit do të përfitojnë 300 milionë euro në vit nga anëtarësimi në BE.