Rama: Strehimi social, brenda 2030-s synojmë të japim 50 mijë çelësa apartamentesh

Kryeministri Edi Rama, njëherësh kryetar i Partisë Socialiste, zhvilloi sot një takim me qytetarë të Burrelit.


Kryeministri Edi Rama, njëherësh kryetar i Partisë Socialiste, zhvilloi sot një takim me qytetarë të Burrelit.

Gjatë këtij takimi Rama prezantoi Paketat Sociale të qeverisë shqiptare që ofrohen për çdo qytetar në çdo cep të vendit, me në fokus fëmijët me aftësi ndryshe, gratë, të rinjtë dhe të moshuarit, duke nisur nga kujdesi shëndetësor, strehimi social, mbështetja për punësim dhe bonuset e veçanta sipas kategorive.

Rama tha se “kini parasysh, eksperienca e të gjitha vendeve që kanë hyrë në Bashkimin Europian ka treguar se në momentin e hyrjes në BE ka një kapërcim të menjëhershëm të gjithë vlerës së pasurisë së patundshme”.

Rama shtoi se “jemi vendi i parë në Evropë për sasinë e shtëpive dhe apartamenteve që i kemi në pronësi, kemi rreth 94% të apartamenteve në pronësi”.

Kreu i PS-së tha se për strehim social, gjatë kësaj dekade synohet për 50 mijë banesa.

“Kjo do të bëjë që gjithë kjo pasuri e patundshme e gjithë familjeve të rritet në mënyrë të ndjeshme duke i bërë shumë më të forta themelet e kërkesat për kredi. Por ndërkohë rritet dhe numri i atyre që duan të dalin nga shtëpitë, të ndërtojnë një jetë të tyren dhe të kenë një shtëpi të tyren, dhe për këtë arsye, siç u tha, kemi një program ambicioz për çështjen e strehimit me disa elementë dhe duam të vendosim një shumë të konsiderueshme si asnjëherë më parë. Tanimë kemi dhe një eksperiencë goxha të vyer me gjithë procesin e rindërtimit, për të adresuar në këtë rrugë, në gjysmën e dytë të kësaj dekade, kërkesa, nevoja për rreth 50 mijë dyer, çelësa, sepse nuk hyjnë vetëm familjet, janë edhe studentët dhe profesionistët e rinj, do të kemi një impakt të rëndësishëm me këtë program të strehimit social”, u shpreh Rama.

Lexo më shumë nga

Rama: Zgjedhja në 11 maj për Shqipërinë në BE me PS-në

Kryeministri theksoi se fermerët dhe bujqit do të përfitojnë 300 milionë euro në vit nga anëtarësimi në BE.

Global 360

Kroacia: Nisma ushtarake me Shqipërinë dhe Kosovën, e hapur edhe për partnerët

Sipas Kroacisë, nismës mund t’i bashkohen të gjitha vendet që, po ashtu, duan t’i ofrojnë mbështetje Kosovës dhe Shqipërisë në…

Diplovista

Rama për median greke: Ligji absurd i luftës duhet shfuqizuar

Ligji absurd i luftës duhet shfuqizuar, deklaroi kryeministri Edi Rama në një intervistë për televizionin grek ”MegaTV”, pjesë të së…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Rikthim në tempullin e poezisë

Tre vite më parë, me 18 shkurt 2022 u nda nga jeta poeti Bardhyl Londo!

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Rama: Zgjedhja në 11 maj për Shqipërinë në BE me PS-në

Kryeministri theksoi se fermerët dhe bujqit do të përfitojnë 300 milionë euro në vit nga anëtarësimi në BE.