Rama: Shqipëria lider në rajon për shërbimet digjitale, mbi 95% online dhe 54 me komandë zanore

Kryeministri Edi Rama deklaroi sot se “ajo që ka ndodhur në dekadën e fundit është e jashtëzakonshme dhe kjo është kaq e vërtetë, saqë Shqipëria konsiderohet si një vend lider në rajon për sa i përket digjitalizimit të shërbimeve publike”.


Kryeministri Edi Rama deklaroi sot se “ajo që ka ndodhur në dekadën e fundit është e jashtëzakonshme dhe kjo është kaq e vërtetë, saqë Shqipëria konsiderohet si një vend lider në rajon për sa i përket digjitalizimit të shërbimeve publike”.

Në fjalën e tij në aktivitetin “Fuqizimi i AI në Shërbimet Publike Digjitale në Shqipëri” për modernizimin e administratës publike, Rama tha se “është vërtetë shumë krenari sa herë që na jepet mundësia të qëndrojmë për një moment dhe të shohim rrugën që kemi bërë dhe që bëjmë vazhdimisht drejt një transformimi historik të bazuar tek teknologjia”.

“Në çdo klasifikim europian ne jemi mbi mesin e klasifikimit. Duke pasur parasysh se nga çfarë humnere e nisëm ngjitjen, e bën edhe më spektakolare këtë transformim. Një transformim që pa diskutim që ka në radhë të parë emrin e drejtueses së AKSHI-t, Linda Karçanaj, e cila ka udhëhequr qysh në ditën e parë, kur faktikisht AKSHI ishte një agjenci fantazmë dhe kur platforma që sot jep 95 apo më shumë për qind të shërbimeve drejtpërdrejt online jepte një grusht simbolik dhe qesharak shërbimesh”.

Rama u shpreh se “ka arritur të krijojë një skuadër që sot është me të vërtetë një skuadër që i shërben shtetit, por ama është edhe lider në treg për sa i përket kapaciteteve të veta profesionale”.

“Nga ana tjetër pa diskutim që në këtë proces nuk mund të mos vlerësoj edhe ata që Linda përmendi, sepse ky është një proces që kushton dhe Shqipëria tani ka filluar të krijojë kapacitetet financiare të konsiderueshme në raport me ambicien e vet. Por deri para pak kohe ka qenë e domosdoshme mbështetja, që fatmirësisht e kemi gjetur nga disa partnerë. Është jo e lehtë të kthehesh mbrapa ato pamje që ishin bardhezi dhe që sot edhe për ne që i kemi jetuar në të përditshmen deri përpara një dekade duket sikur janë pamje të Luftës së Dytë Botërore. Qenë një realitet shumë i zymtë, por trashëgimia e atyre pamjeve në formën e arkivave, e depove, magazinave dhe vrimave ku ishin bërë lesh e li dokumentet e shtetit, është një trashëgimi ende që peshon dhe na e vështirëson procesin, pasi digjitalizimi i plotë i atyre arkivave është një domosdoshmëri që të gjitha shërbimet të mund të merren në kohë reale”, nënvizoi Rama, duke shtuar se siç do të merren 54 shërbime drejtpërdrejt me vulë elektronike, vetëm me një kërkesë zanore ndaj Diellës.

Lexo më shumë nga

Rama: Zgjedhja në 11 maj për Shqipërinë në BE me PS-në

Kryeministri theksoi se fermerët dhe bujqit do të përfitojnë 300 milionë euro në vit nga anëtarësimi në BE.

Global 360

Kroacia: Nisma ushtarake me Shqipërinë dhe Kosovën, e hapur edhe për partnerët

Sipas Kroacisë, nismës mund t’i bashkohen të gjitha vendet që, po ashtu, duan t’i ofrojnë mbështetje Kosovës dhe Shqipërisë në…

Diplovista

Rama për median greke: Ligji absurd i luftës duhet shfuqizuar

Ligji absurd i luftës duhet shfuqizuar, deklaroi kryeministri Edi Rama në një intervistë për televizionin grek ”MegaTV”, pjesë të së…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Rikthim në tempullin e poezisë

Tre vite më parë, me 18 shkurt 2022 u nda nga jeta poeti Bardhyl Londo!

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Rama: Zgjedhja në 11 maj për Shqipërinë në BE me PS-në

Kryeministri theksoi se fermerët dhe bujqit do të përfitojnë 300 milionë euro në vit nga anëtarësimi në BE.