Rama: 49 milionë shërbime online në e-Albania nga 2020

Kështu deklaroi sot kryeministri Edi Rama në aktivitetin “Fuqizimi i AI në Shërbimet Publike Digjitale në Shqipëri” për modernizimin e administratës publike.


Prej vitit 2020, janë dhënë 49 milionë shërbime online përmes platformës e-Albania.

Kështu deklaroi sot kryeministri Edi Rama në aktivitetin “Fuqizimi i AI në Shërbimet Publike Digjitale në Shqipëri” për modernizimin e administratës publike.

Rama tha se, “janë 3.3 milionë përdorues, pra të gjithë shqiptarët që janë aktivë brenda apo jashtë vendit përdorin platformën dhe bizneset, të gjithë e përdorin platformën. Prej vitit 2020, janë dhënë 49 milionë shërbime”.

“Parafytyroni 49 milionë qëndrime në radhë, 49 milionë kontakte sy më sy e vesh më vesh, frymë me frymë me shtetin nëpër sportele. 49 milionë raste ku mundësia për të dalë të stresuar nga kontakti apo për të pasur ndjesinë e një dore që të futet në pantallona për të kërkuar lekë është mundësi reale. Të gjitha këto të eliminuara bashkë me mortjen e korrupsionit endemik, që ishte mortje që e persekutonte Shqipërinë në çdo sportel dhe hap”, nënvizoi Rama duke shtuar se kjo nuk ekziston më.

Kreu i qeverisë bëri të ditur se “ne kemi bërë një audit ndërkombëtar të platformës për të kuptuar se çfarë ka prodhuar ky transformim. 620 milionë euro të kursyera për qytetarët dhe bizneset vetëm nga ky transformim dhe nga asgjësimi i radhëve dhe kursimi i kohës. 1 miliardë km rrugëtim, vajtje ardhje njerëzish për të marrë dokumentet, ose 25 mijë xhiro rreth tokës. Ata që jetojnë jashtë kanë kursyer 57 milionë euro nga fakti që mund t’i marrin shërbimet nëpërmjet platformës dhe mund t’i marrin njësoj si këtu pa pasur nevojë të presin ditën kur të vijnë në Shqipëri”, tha Rama.

Rama: Zgjedhja në 11 maj për Shqipërinë në BE me PS-në

Kryeministri theksoi se fermerët dhe bujqit do të përfitojnë 300 milionë euro në vit nga anëtarësimi në BE.

Global 360

Kroacia: Nisma ushtarake me Shqipërinë dhe Kosovën, e hapur edhe për partnerët

Sipas Kroacisë, nismës mund t’i bashkohen të gjitha vendet që, po ashtu, duan t’i ofrojnë mbështetje Kosovës dhe Shqipërisë në…

Diplovista

Rama për median greke: Ligji absurd i luftës duhet shfuqizuar

Ligji absurd i luftës duhet shfuqizuar, deklaroi kryeministri Edi Rama në një intervistë për televizionin grek ”MegaTV”, pjesë të së…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Rikthim në tempullin e poezisë

Tre vite më parë, me 18 shkurt 2022 u nda nga jeta poeti Bardhyl Londo!

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Rama: Zgjedhja në 11 maj për Shqipërinë në BE me PS-në

Kryeministri theksoi se fermerët dhe bujqit do të përfitojnë 300 milionë euro në vit nga anëtarësimi në BE.