Karçanaj: 54 shërbime me komanda zanore në e-Albania, objektivi 1253 të tilla

Drejtoresha e Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit, Linda Karçanaj, nga aktiviteti “Fuqizimi i IA në Shërbimet Publike Digjitale në Shqipëri”, deklaroi se sot, përmes “e-Albania”-s, merren të gjitha shërbimet publike online, me përjashtim të atyre që kërkojnë prezencë fizike.


Drejtoresha e Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit, Linda Karçanaj, nga aktiviteti “Fuqizimi i IA në Shërbimet Publike Digjitale në Shqipëri”, ku i pranishëm ishte edhe Kryeministri Edi Rama, deklaroi se sot, përmes “e-Albania”-s, merren të gjitha shërbimet publike online, me përjashtim të atyre që kërkojnë prezencë fizike.

Sipas Karçanajt, nga aplikimi për dokumente personale, regjistrimi i biznesit, aplikimi për ndihmë ekonomike, apo nënshkrimi i dokumenteve online, nuk qëndrohet më në radha para zyrave të shtetit, sepse është ndërtuar një shtet që nuk të vë në pritje.

“Ne po përgatisim breza për të cilët sportelet dhe burokracia e dikurshme do të jetë siç janë për ne radhët e qumështit dhe tollonat e kohës së Enverit. Gjithçka fillon me arsimin. Ne e kuptuam herët se nuk mund të ndërtosh një shoqëri digjitale pa qytetarë me aftësi digjitale. Që nga shkolla fillore, fëmijët tanë tashmë mësojnë kodim. Por, më shumë se kaq, ata mësojnë të mendojnë në mënyrë kritike, të kuptojnë botën digjitale, të përdorin teknologjinë me përgjegjësi”, tha Karçanaj.

“316 laboratorët smart, të implementuar nga qeveria shqiptare dhe me suportin e programit GovTech të Bankës Botërore, mbështesin fëmijët tanë që në klasë të parë që të bëhen jo vetëm përdorues, por krijues të teknologjisë. Me suportin e CEB dhe WBIF brenda vitit 2026 të gjitha shkollat 9-vjeçare dhe të mesme do të kenë laboratorët smart të tyre. Kurrikulat tona tashmë janë dinamike, të ndërtuara për një botë që ndryshon më shpejt se kurrë”, vijoi ajo.

Drejtuesja e AKSHI-t tha gjatë fjalës së saj se administrata publike funksionon si një platformë digjitale, që falë teknologjisë nuk e mbyll punën në orën 4 apo 5, por shërbimin e ofron 24/7. “Nga regjistrimi i lindjes, deri tek aplikimi për pension qytetarët tanë nuk kanë pse të qëndrojnë në radhë. Ata nuk i shërbejnë shtetit, shteti u shërben atyre. Në arsim, kemi bërë një revolucion të heshtur, por që ndjehet çdo ditë në çdo shkollë, në çdo shtëpi, në çdo bankë nxënësi. Me platformën SMIP, sot 700 mijë prindër, 35 mijë mësues dhe 350 mijë nxënës kanë akses në kohë reale në gjithçka që lidhet me jetën shkollore: notat, mungesat, sjelljen, performancën. 240 mijë regjistrime dhe transferime janë bërë online, pa letra, pa dosje, pa sportel. Mbi 1 milion dëftesa elektronike janë gjeneruar, një kursim kohe për mësuesit, një kursim fondesh për shtetin”, pohoi Karçanaj, ndërsa shtoi se vetëm këtë vit, 76 mijë certifikata mature janë lëshuar elektronikisht.

“Vetëm këtë vit, 30 mijë nxënës kanë marrë kartelat e vaksinimit automatikisht, falë ndërveprimit në kohë reale mes sistemeve shëndetësore dhe arsimore. Në sektorin e shëndetësisë, ne nuk kemi ndërtuar vetëm spitale moderne, kemi ndërtuar një ekosistem të integruar shëndetësor. Qytetarët marrin receta elektronike, planifikojnë vizitat e tyre, dhe marrin elektronikisht edhe raportet mjekësore. Mjekët tanë janë të pajisur me sisteme dhe të dhëna që u mundësojnë të trajtojnë pacientin më mirë. Në një sistem që funksionon, shërohet më shumë dhe pritet më pak”, shtoi ajo.

Drejtuesja e AKSHI-t u ndal edhe te sipërmarrësit, teksa tha se biznesi regjistrohet online në pak minuta, të gjitha shitjet deklarohen online dhe në kohe reale, tatimet deklarohen dhe paguhen online, të gjitha faturat janë elektronike.

“Lejet, licencat, aplikimet nuk janë më labirinte. Janë procese të qarta, të gjurmueshme dhe transparente. Një ekonomi që rritet është një ekonomi që nuk e mban peng sipërmarrësin me letra të panevojshme. Në bujqësi, transformimi digjital ka prekur njërën nga shtyllat më të vjetra dhe më jetike të ekonomisë shqiptare: fermerin shqiptar. Mbi 80 mijë aplikime të realizuara, që tregojnë qartë: fermeri shqiptar është futur në epokën digjitale. Po ndërtojmë një sistem informacioni të integruar për turizmin, që do të mundësojë një përvojë turistike moderne dhe e besueshme, siç i ka hije një Shqipërie që ngrihet çdo ditë mbi themelin e digjitalizimit”, pohoi Karçanaj.

Sipas saj, digjitalizimi i kurseu 620 miliardë lekë qytetarëve, 7600 vite jetë të kursyera nga ecejaket në sportele, aq sa do të duheshin për të bërë 25 mijë rrotullime rreth botës.

“75 milionë fletë letre që nuk u përdorën, kemi mbrojtur një pyll të tërë, e jo vetëm disa pemë. Janë kursyer 3,78 milionë kWh energji, baras kjo me furnizimin me energji të rreth 370 familjeve për një vit; 752 milionë litra ujë, sa për të furnizuar banorët e Tiranës me ujë të pijshëm për 10 muaj; 57 milionë euro të kursyera, nga biletat, lënia e ditës së punës atje, apo shpenzime të tjera që kërkon një udhëtim i tillë”, nënvizoi ajo.

“Që nga viti 2020, administrata gjeneron dokumentet shtet me shtet për qytetarin dhe biznesin, jo e kundërta. Ky është një transformim i plotë i marrëdhënies midis shtetit dhe qytetarit. Sistemi ynë i dokumenteve me nënshkrim dhe vulë elektronike përdoret prej 200 institucioneve publike, nga 7 mijë punonjës dhe me versionin e përmirësuar të prezantuar. Në fillim të këtij muaji numri i dokumenteve me vulë elektronike që gjenerohen nga platforma kanë arritur në 590”, u shpreh Karçanaj.

Drejtuesja e AKSHI-t i ndal edhe te Diella, asistentja virtuale e “e-Albania”-s, një teknologji që sot është shndërruar në një asistent digjital inteligjent, që dëgjon, flet dhe udhëzon qytetarët për të përfituar të gjitha shërbimet. “Dhe sot do e shohim si Diella është bërë aq “e zgjuar”, sa mund të japë direkt 54 dokumente me vulë elektronike, përmes një komande zanore. Brenda pak muajsh, Diella do të mund të udhëheqë qytetarët dhe bizneset në plotësimin e çdo aplikimi, nga fillimi në fund. Platforma Qeveritare e Ndërveprimit, ndonëse e padukshme për qytetarin, është realizuar në bazë të infrastrukturës digjitale të shtetit. Janë 63 sisteme që shkëmbejnë të dhëna ne kohe reale, duke bërë që 70% e të dhënave në aplikime të plotësohen automatikisht. Plot 1,5 miliardë transaksione janë kryer nga kjo platformë prej 2013”, pohoi ajo, ndërsa theksoi se 4,4 milionë shërbime publike janë marrë vetëm në tre muajt e parë të këtij viti, 23% më shumë se e njëjta periudhë e 2024-s.

Karçanaj theksoi se transformimi digjital i shtetit shqiptar nuk do të ishte i mundur pa një vizion politik të qartë, të guximshëm dhe të palëkundur.

“Kryeministri Edi Rama ka besuar në këtë drejtim shumë kohë përpara se digjitalizimi të bëhej një trend global. Ai ka vendosur themelet e një filozofie ku shteti nuk duhet të jetë një kështjellë e mbyllur, por një shërbim i hapur, i thjeshtë dhe i drejtë për qytetarin, duke përdorur teknologjinë. Falë këtij vizioni, Shqipëria nuk është më një vend që kopjon zgjidhje, por një vend që guxon t’i krijojë ato. “e-Albania” është sot një nga shembujt më domethënës në rajon e më gjerë, sepse pas saj qëndron jo vetëm një ekip teknik, por një vizion politik që nuk ka frikë nga sfidat dhe që beson fuqimisht tek shteti i së ardhmes”, përfundoi Karçanaj.

Lexo më shumë nga

Rama: Zgjedhja në 11 maj për Shqipërinë në BE me PS-në

Kryeministri theksoi se fermerët dhe bujqit do të përfitojnë 300 milionë euro në vit nga anëtarësimi në BE.

Global 360

Kroacia: Nisma ushtarake me Shqipërinë dhe Kosovën, e hapur edhe për partnerët

Sipas Kroacisë, nismës mund t’i bashkohen të gjitha vendet që, po ashtu, duan t’i ofrojnë mbështetje Kosovës dhe Shqipërisë në…

Diplovista

Rama për median greke: Ligji absurd i luftës duhet shfuqizuar

Ligji absurd i luftës duhet shfuqizuar, deklaroi kryeministri Edi Rama në një intervistë për televizionin grek ”MegaTV”, pjesë të së…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Rikthim në tempullin e poezisë

Tre vite më parë, me 18 shkurt 2022 u nda nga jeta poeti Bardhyl Londo!

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Rama: Zgjedhja në 11 maj për Shqipërinë në BE me PS-në

Kryeministri theksoi se fermerët dhe bujqit do të përfitojnë 300 milionë euro në vit nga anëtarësimi në BE.