Gonxhja: Kthejmë Shqipërinë në një pikë referimi për zhvillimin digjital në Evropën Juglindore

Ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja, në aktivitetin “Fuqizimi i AI në Shërbimet Publike Digjitale në Shqipëri”, vuri në dukje se modernizimi i administratës publike është një nga arritjet më të mëdha të dekadave të fundit, falë reformës së thellë të digjitalizimit.


Ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja, në aktivitetin “Fuqizimi i AI në Shërbimet Publike Digjitale në Shqipëri”, vuri në dukje se modernizimi i administratës publike është një nga arritjet më të mëdha të dekadave të fundit, falë reformës së thellë të digjitalizimit.

Në aktivitetin ku ishte i pranishëm edhe kryeministri Edi Rama, ministri Gonxhja tha se “ky nuk ka qenë një hap simbolik. Ka qenë një reformë rrënjësore që ka prekur çdo shtresë të sistemit shtetëror. Një reformë që ka ndryshuar përfundimisht mënyrën se si funksionon marrëdhënia qytetar–institucion”.

Ministri nënvizoi se sot mbi 95% e shërbimeve publike janë online dhe të aksesueshme nga çdo pajisje dhe çdo vend, duke e kthyer platformën e-Albania në portën kryesore për shërbimet e shtetit.

“Kjo nuk është thjesht statistikë, por një kulturë e re qeverisjeje, që përforcon transparencën, ndershmërinë dhe shërbimin”, tha Gonxhja.

Ai theksoi se ky model është ndërtuar me ekspertizë vendase, përkushtim institucional dhe me një vizion të qartë për një shtet që respekton kohën e qytetarit.

“Dhe ajo që e bën këtë arritje edhe më të fuqishme, është fakti se nuk është ndërtuar mbi një model të importuar. Është ndërtuar me ekspertizë vendase, me përkushtim institucional, me partneritet dhe me një vizion të qartë për një shtet që respekton kohën e qytetarit”, tha ministri Gonxhja.

Sipas tij, digjitalizimi është sot kolona kurrizore e administratës, por njëkohësisht edhe platforma për inovacionin e së ardhmes.

“Shqipëria ka nisur përdorimin e inteligjencës artificiale për të përmirësuar shërbimet publike dhe për të sjellë një qeverisje më të shpejtë, më inteligjente dhe më të orientuar drejt nevojave të qytetarëve,” deklaroi Gonxhja, duke përmendur zhvillimin e asistentëve virtualë, analizën e të dhënave për efikasitet më të lartë në vendimmarrje, si dhe forcimin e sigurisë kibernetike.

“Janë ndërtuar asistentë virtualë që po i japin qytetarëve përgjigje të menjëhershme, të qarta dhe të personalizuara. Po analizohen të dhënat për të rritur efikasitetin në vendimmarrje. Po forcohen sistemet e sigurisë kibernetike për të mbrojtur gjithçka që kemi ndërtuar me kaq përkushtim”, tha Gonxhja.

Ministri tha se ky është vetëm fillimi. “Sot, Shqipëria nuk është më vendi që përpiqet të arrijë të tjerët. Shqipëria është një vend që shikohet si shembull. Në rajon dhe më gjerë, qasja jonë ndaj digjitalizimit dhe inovacionit po merret si model. Dhe kjo është arritur me punë, me durim dhe me besim se teknologjia është e ardhmja — jo vetëm e administratës, por e gjithë zhvillimit shoqëror dhe ekonomik”, tha ministri Gonxhja.

Në përfundim, ministri Gonxhja theksoi se fokusi tashmë është më i gjerë: edukimi digjital, sipërmarrja teknologjike, partneriteti me sektorin privat, mbështetja për startup-et, eksporti i zgjidhjeve teknologjike dhe ndërtimi i një Shqipërie krijuese, jo vetëm përdoruese të teknologjisë.

“Ky është momenti për të çuar më tej gjithçka kemi ndërtuar. Ky është momenti për të investuar më shumë në burime njerëzore, për të mbështetur talentet shqiptare, për të fuqizuar kapacitetet kombëtare të inovacionit, dhe për ta kthyer Shqipërinë në një pikë referimi për zhvillimin digjital në Evropën Juglindore. Transformimi i nisur është i pakthyeshëm. Por më e rëndësishmja: është i vazhdueshëm. Sepse e ardhmja nuk është statike. E ardhmja ndryshon çdo ditë. Dhe ne kemi zgjedhur jo vetëm ta ndjekim, por ta udhëheqim”, tha Gonxhja.

Lexo më shumë nga

Brenda vitit nisin punimet për Spitalin e ri në Korçë, infrastrukturë model e shërbimit shëndetësor

Spitali rajonal i Korçës është një tjetër infrastrukturë e re, që do të ringrihet nga themelet jo vetëm si një…

Global 360

Kroacia: Nisma ushtarake me Shqipërinë dhe Kosovën, e hapur edhe për partnerët

Sipas Kroacisë, nismës mund t’i bashkohen të gjitha vendet që, po ashtu, duan t’i ofrojnë mbështetje Kosovës dhe Shqipërisë në…

Diplovista

Rama për median greke: Ligji absurd i luftës duhet shfuqizuar

Ligji absurd i luftës duhet shfuqizuar, deklaroi kryeministri Edi Rama në një intervistë për televizionin grek ”MegaTV”, pjesë të së…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Rikthim në tempullin e poezisë

Tre vite më parë, me 18 shkurt 2022 u nda nga jeta poeti Bardhyl Londo!

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Brenda vitit nisin punimet për Spitalin e ri në Korçë, infrastrukturë model e shërbimit shëndetësor

Spitali rajonal i Korçës është një tjetër infrastrukturë e re, që do të ringrihet nga themelet jo vetëm si një…