Celibashi pret Kruk dhe Braszcuynskin: Transparencë për fushatën zgjedhore në median sociale
Kryetari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi priti sot në një takim Kateryna Kruk, drejtuese rajonale e Politikave Publike për Europën Qendrore dhe Lindore të kompanisë META dhe Oskar Braszcuynski, partner për Qeverinë dhe Ndikimin Social.

Sipas njoftimit të KQZ-së, qëllimi i takimit ishte zhvillimi i fushatës zgjedhore në median sociale për zgjedhjet e Kuvendit të Shqipërisë (11 maj 2025) dhe prezantimi i masave të Meta-s për transparencën e materialeve propagandistike.
“Diskutuam bashkëpunimin për monitorimin e reklamave politike, respektimin e heshtjes zgjedhore dhe parandalimin e gjuhës së urrejtjes, me qëllim rritjen e transparencës së shpenzimeve të fushatës dhe respektimin e ligjit zgjedhor shqiptar”, thotë Celibashi në një postim në rrjetet sociale.