Ibrahimaj: Ekonomia rritje të qëndrueshme, çmimet e shportës rritje më të ulët se në vendet e BE-së

Ministrja e Shtetit për Sipërmarrjen dhe Klimën e Biznesit, Delina Ibrahimaj bëri të ditur sot ekonomia shqiptare është në rritje të qëndrueshme.


Ministrja e Shtetit për Sipërmarrjen dhe Klimën e Biznesit, Delina Ibrahimaj bëri të ditur sot ekonomia shqiptare është në rritje të qëndrueshme.

Gjatë një interviste në medie, Ibrahimaj foli për rritje ekonomike të vazhdueshme. “Ekonomia shqiptare rritet me 4%. Çmimet e shportës janë rritur më pak se në vendet e europiane. Kemi treguar stabilitet të rritjes ekonomike”, tha ajo.

Ibrahimaj foli edhe për mbështetjen e bujqësisë nga fondet e BE-së.

Sipas saj, Shqipëria ka përfituar rreth 250 milionë euro nga fondet IPA të BE-së, për bujqësinë, që prej nisjes së procesit të anëtarësimit të vendit në Bashkimin Europian. Ibrahimaj theksoi se në momentin që hyjmë në BE, Shqipëria merr 1 miliard euro.

“Ka një element teknik dhe një element politik që lidhet me qasjen që ka BE ndaj nesh për të na pranuar në këtë moment. Mbështetja që BE do të na japë ne deri në anëtarësim do të jetë në këto nivele. Në momentin që anëtarësohemi fodnet shumëfishohen”, deklaroi ministrja.

Nga viti 2027 kur ne planifikojmë që detyra jonë teknike të përfundojë, theksoi Ibrahimaj, çdo vit është i mundshëm për tu anëtarësuar.

Dy ditë më parë, në Luksemburg, Shqipëria nisi negociatat për grup-kapitullin 2, që lidhet me Tregun e Brendshëm të BE-së.

Brenda këtij grupi përfshihen kapitujt që kanë të bëjnë me lëvizjen e lirë të mallrave, lirinë e lëvizjes së punonjësve, të drejtën e themelimit dhe ofrimin e shërbimeve, lëvizjen e lirë të kapitalit, të drejtën e kompanive, pronësinë intelektuale, politikat e konkurrencës si dhe mbrojtjen e konsumatorit dhe shëndetit.

Shqipëria ka hapur në 5 muaj 3 grup-kapituj me 16 kapituj dhe qeveria parashikon që të përfundojë procesin e negociatave brenda vitit 2027.

Burimi ATSH

Rama: Zgjedhja në 11 maj për Shqipërinë në BE me PS-në

Kryeministri theksoi se fermerët dhe bujqit do të përfitojnë 300 milionë euro në vit nga anëtarësimi në BE.

Global 360

Kroacia: Nisma ushtarake me Shqipërinë dhe Kosovën, e hapur edhe për partnerët

Sipas Kroacisë, nismës mund t’i bashkohen të gjitha vendet që, po ashtu, duan t’i ofrojnë mbështetje Kosovës dhe Shqipërisë në…

Diplovista

Rama për median greke: Ligji absurd i luftës duhet shfuqizuar

Ligji absurd i luftës duhet shfuqizuar, deklaroi kryeministri Edi Rama në një intervistë për televizionin grek ”MegaTV”, pjesë të së…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Rikthim në tempullin e poezisë

Tre vite më parë, me 18 shkurt 2022 u nda nga jeta poeti Bardhyl Londo!

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Rama: Zgjedhja në 11 maj për Shqipërinë në BE me PS-në

Kryeministri theksoi se fermerët dhe bujqit do të përfitojnë 300 milionë euro në vit nga anëtarësimi në BE.