
Anëtarësimi në BE, Mazniku: Të gatshëm që të mbyllim negociatat
Ministri për Pushtetin Vendor, Arbjan Mazniku u shpreh se, qeveria është e angazhuar për të çuar përpara anëtarësimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian.

Ministri për Pushtetin Vendor, Arbjan Mazniku u shpreh se, qeveria është e angazhuar për të çuar përpara anëtarësimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian.
Gjatë një interviste televizive, Mazniku deklaroi se, “qeveria sot ka një një plan. Ky plan ndërtohet në bazë të disa objektivave. Po nuk i arrite objektivat, nuk të vijnë fondet”.
Ai vuri në dukje angazhimin e KE për të mbyllur negociatat nëse Shqipëria bën detyrat.
“Ne jemi të angazhuar për këtë punë. Komisioni Europian ka angazhime specifike, që thotë: ‘Ne jemi të gatshëm që të mbyllim negociatat nëse Shqipëria bën detyrat e veta në 2027’. Ne kemi detyrë që deri në 2027 ne të kapim këtë dritare. Është një dritare që për herë të parë është e hapur nga BE-ja për Shqipërinë deri në një datë të caktuar”, theksoi ministri.
Mazniku tha se, “gjatë muajve të fundit janë hapur tre grup-kapituj dhe për këtë proces është gatishmëria e Europës dhe gatishmëria jonë”.
Burimi ATSH