Balla: Vota e diasporës peshon sa vetë mundësia historike për ta bërë Shqipërinë anëtare të BE-së

Ministri i Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, njëkohësisht edhe drejtuesi politik i Partisë Socialiste për Diasporën, Taulant Balla bëri të ditur sot se kanë mbërritur 737 votat e para të diasporës për zgjedhjet parlamentare të 11 majit.


Ministri i Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, njëkohësisht edhe drejtuesi politik i Partisë Socialiste për Diasporën, Taulant Balla bëri të ditur sot se kanë mbërritur 737 votat e para të diasporës për zgjedhjet parlamentare të 11 majit.

“Mbërritën votat e para të diasporës tashmë pjesë e demokracisë shqiptare. DHL sapo ka dorëzuar 737 votat e para nga shtete të ndryshme në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve. Ne e mbajtëm fjalën, tani u takon shqiptarëve ta përdorin votën e tyre”, deklaroi Balla.

Balla e cilësoi votën e shqiptarëve të Europës dhe botës në këto zgjedhje si historike.

“Vota e shqiptarëve të Europës dhe botës në këto zgjedhje është historike jo vetëm në vetvete, po edhe sepse peshon sa vetë mundësia historike për ta bërë Shqipërinë tonë anëtare të Bashkimit Europian, duke mbyllur negociatat me BE-në brenda 2027. Voto 5 mu në mes të fletës së votimit ku është kolona “Partia Socialiste-Edi Rama” dhe jepe edhe ti dorën tënde për ta ngjitur flamurin më të bukur në botë në majën ku gjendet Shtëpia e Europës së Bashkuar”, u shpreh Balla.

Burimi ATSH

Rama: Zgjedhja në 11 maj për Shqipërinë në BE me PS-në

Kryeministri theksoi se fermerët dhe bujqit do të përfitojnë 300 milionë euro në vit nga anëtarësimi në BE.

Global 360

Kroacia: Nisma ushtarake me Shqipërinë dhe Kosovën, e hapur edhe për partnerët

Sipas Kroacisë, nismës mund t’i bashkohen të gjitha vendet që, po ashtu, duan t’i ofrojnë mbështetje Kosovës dhe Shqipërisë në…

Diplovista

Rama për median greke: Ligji absurd i luftës duhet shfuqizuar

Ligji absurd i luftës duhet shfuqizuar, deklaroi kryeministri Edi Rama në një intervistë për televizionin grek ”MegaTV”, pjesë të së…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Rikthim në tempullin e poezisë

Tre vite më parë, me 18 shkurt 2022 u nda nga jeta poeti Bardhyl Londo!

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Rama: Zgjedhja në 11 maj për Shqipërinë në BE me PS-në

Kryeministri theksoi se fermerët dhe bujqit do të përfitojnë 300 milionë euro në vit nga anëtarësimi në BE.