
Balluku: Superstrada Tiranë–Durrës, me kushte dhe parametra europiane të sigurisë rrugore
Zv.kryeministrja, njëherësh ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku ka publikuar foto se si do të jetë në përfundim të punimeve autostrada Tiranë-Durrës.

Zv.kryeministrja, njëherësh ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku ka publikuar foto se si do të jetë në përfundim të punimeve autostrada Tiranë-Durrës.
Në një postim në rrjetet sociale, Balluku shprehet krahas fotove se “kjo është pamja që do të ketë superstrada Tiranë–Durrës në përfundim të punimeve për zgjerimin e saj”.
Ministrja thekson se ky aks do të jetë me kushte dhe parametra europiane të sigurisë rrugore si dhe me të gjithë elementët e tjerë të mobilimit urban, ndriçim dhe gjelbërim.
Zgjerimi i këtij aksi, i cili lidh kryeqytetin me Durrësin dhe që përpunon një numër të lartë të automjeteve gjatë gjithë vitit, parashikon shtimin e dy korsive të tjera kalimi, duke e sjellë të gjithë rrugën në parametrat e Kategorisë A.
Shtimi me 4 korsi jep mundësinë për qarkullimin e automjeteve me shpejtësi deri në 130 km si dhe pritet të lehtësojë ndjeshëm trafikun rrugor veçanërisht gjatë sezonit turistik.
Burimi ATSH