Manastirliu: Rritet numri i oficerëve të sigurisë në shkolla
Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Ogerta Manastirliu njoftoi përmes një postimi në rrjetet sociale, rritjen e numrit të oficerëve të sigurisë në shkollat 9-vjeçare dhe të mesme, si dhe përfshirjen oficerëve të sigurisë edhe në shkollat e arsimit profesional.

“Shkollat e arsimit bazë dhe shkollat e bashkuara me 350 nxënës do të kenë 1 oficer sigurie, nga 600 nxënës që ishte më parë. Shkollat e arsimit të mesëm të lartë me mbi 80 nxënës do të kenë 1 oficer sigurie. Të gjitha shkollat 9-vjeçare dhe të mesme me më shumë se 900 nxënës, do të kenë 2 oficerë sigurie. Shkollat e Arsimit Profesional do të kenë 1 oficer sigurie kur kanë mbi 80 nxënës dhe 2 oficerë sigurie kur kanë mbi 700 nxënës”, tha Manastirliu.
Qeveria ka marrë vendimin e ri për forcimin e sigurisë në të gjitha institucionet arsimore parauniversitare. Oficerët e sigurisë do të jenë të pranishëm në më shumë shkolla, duke përfshirë edhe ato profesionale.
Për herë të parë shkollat 9-vjeçare me 350 nxënës do të kenë oficer sigurie, ndërsa shkollat me 900 nxënës do të kenë dy oficerë sigure. Për herë të parë është edhe përfshirja e oficerëve në shkollat e arsimit profesional.
Këto masa janë pjesë e Planit të Veprimit të Ministrisë së Arsimit dhe Sportit për rritjen e sigurisë në shkolla, plan, i cili nisi zbatimin pas konsultimit të gjerë me komunitetin e prindërve në të gjitha shkollat.