
Rama: Do të bëjmë për Tiranën shumë më tepër se në të gjitha mandatet së bashku
Kryeministri Edi Rama, njëherësh kryetar i Partisë Socialiste siguroi sot se mandatin e ardhshëm do të bëjmë për Tiranën shumë më tepër se në të gjitha mandatet e marra së bashku.

Kryeministri Edi Rama, njëherësh kryetar i Partisë Socialiste siguroi sot se mandatin e ardhshëm do të bëjmë për Tiranën shumë më tepër se në të gjitha mandatet e marra së bashku.
Në një takim me komunitetin e Njësisë 6, Lagjja 14, Kashar, Rama shprehu bindjen se Tirana 2030 do të jetë shumë më e mirë dhe shumë më miqësore me komunitetet.
“Mandatin e ardhshëm do të bëjmë për Kombinatin, për Kasharin, për Astirin dhe për gjithë Tiranën më shumë se sa kemi bërë në të gjitha këto mandate të marra së bashku. Tirana 2030 do të jetë kjo që është në shumë aspekte, por do të jetë shumë më e mirë në një aspekt, shumë më miqësore me komunitetet që e përbëjnë”, tha Rama.
Sipas tij, të jesh deputet i Tiranës dhe të përpiqesh për të çuar para punët e kryeqytetit është një sfidë shumë e madhe, por PS është për sfidat e mëdha. “Ne nuk jemi për lojën me porta të vogla”, u shpreh Rama.
Burimi ATSH