Pnom Pen, mbahen aktivitetet e shkëmbimeve kulturore Kinë-Kamboxhia

Me rastin e vizitës shtetërore të presidentit kinez Xi Jinping në Kamboxhia, të enjten u zhvilluan në Pnom Pen një varg aktivitetesh të shkëmbimeve kulturore ndërmjet Kinës dhe Kamboxhias, të organizuara bashkërisht nga Grupi Mediatik i Kinës (CMG), Ministria e Informacionit e Kamboxhias, Ministria e Kulturës dhe e Arteve e Kamboxhias, Ministria e Turizmit e Kamboxhias, si edhe Akademia Mbretërore e Kamboxhias.


Me rastin e vizitës shtetërore të presidentit kinez Xi Jinping në Kamboxhia, të enjten u zhvilluan në Pnom Pen një varg aktivitetesh të shkëmbimeve kulturore ndërmjet Kinës dhe Kamboxhias, të organizuara bashkërisht nga Grupi Mediatik i Kinës (CMG), Ministria e Informacionit e Kamboxhias, Ministria e Kulturës dhe e Arteve e Kamboxhias, Ministria e Turizmit e Kamboxhias, si edhe Akademia Mbretërore e Kamboxhias.


Foto nga CMG

Aktivitetet përfshijnë nisjen e mekanizmit të partneritetit mediatik Kinë-Kamboxhia, transmetimin e programeve për shkëmbimet ndërmjet qytetërimeve Kinë-Kamboxhia, si edhe edicionin e dhjetë të aktivitetit “Kinemaja në natyrë”. CMG-ja dhe shumë institucione qeveritare e media të Kamboxhias kanë nënshkruar një sërë dokumentesh të bashkëpunimit pragmatik. Kryetari i Partisë Popullore Kamboxhiane dhe kryetari i Senatit të Kamboxhias, Hun Sen, dërgoi një mesazh urimi, duke përgëzuar për arritjen e rezultateve të frytshme gjatë këtyre aktiviteteve. Në to ishin të pranishëm afro 200 të ftuar nga fusha politike, ekonomike, kulturore, akademike dhe mediatike të të dy vendeve.


Foto nga CMG

Në mesazhin e tij të urimit, Hun Sen tha se miqësia ndërmjet Kinës dhe Kamboxhias ka kaluar sprovat e kohës e të historisë, dhe Kina është vendi mik më i besueshëm i Kamboxhias. Ai theksoi se shkëmbimet kulturore janë një lidhje e rëndësishme mes popujve të dy vendeve dhe shprehu kënaqësinë për arritjet e bashkëpunimit mediatik kino-kamboxhian, përfshirë “Kanalin e Miqësisë Kinë-Kamboxhia”. Ai shprehu besimin që këto aktivitete do të krijojnë edhe një herë një urë për të thelluar kuptimin dhe për të rritur besimin e ndërsjellë mes dy vendeve, duke i çuar përpara në mënyrë të qëndrueshme marrëdhëniet dypalëshe.


Foto nga CMG

Presidenti i CMG-së Shen Haixiong u shpreh se CMG-ja ka qenë gjithmonë e angazhuar për promovimin e shkëmbimeve kulturore ndërmjet Kinës e Kamboxhias dhe për forcimin e miqësisë ndërmjet popujve të të dy vendeve. “Kanali i Miqësisë Kinë-Kamboxhia” ka funksionuar për më shumë se dhjetë vjet dhe është bërë një markë simbol e bashkëpunimit mediatik ndërmjet dy vendeve. Aktiviteti “Kinemaja në natyrë” ka udhëtuar nëpër 25 provinca dhe qytete të Kamboxhias gjatë 10 vjetëve të fundit, duke u bërë një kartëvizitë e shkëlqyer e shkëmbimeve kulturore ndërmjet dy vendeve. Programet cilësore të CMG-së, si “Xi Jinping-u kujdeset për thesaret e kulturës kineze” dhe “Kina në art”, të transmetuara kohët e fundit në mediat kryesore të Kamboxhias, si Televizioni Kombëtar i Kamboxhias, kanë marrë reagime pozitive dhe vlerësime të gjëra. Me rastin e vizitës së presidentit Xi, CMG-ja ka nisur një raund të ri të bashkëpunimit në fushën e shkëmbimeve kulturore me Kamboxhian, “duke kënduar këngën e miqësisë”, duke kontribuuar në riformësimin e sistemit të diskursit ndërkombëtar, duke shtuar konsensusin për paqe e zhvillim dhe duke forcuar zërin e vendeve të Jugut Global në arenën e opinionit publik ndërkombëtar.

Burimi CGTN

Lexo më shumë nga

Rama: Voto 5, bashkë me gratë dhe vajzat korçare ose hiçfare

Kryetari i Partisë Socialiste Edi Rama zhvilloi sot një takim me gratë e vajzat e qarkut Korçë.

Global 360

Kroacia: Nisma ushtarake me Shqipërinë dhe Kosovën, e hapur edhe për partnerët

Sipas Kroacisë, nismës mund t’i bashkohen të gjitha vendet që, po ashtu, duan t’i ofrojnë mbështetje Kosovës dhe Shqipërisë në…

Diplovista

Rama për median greke: Ligji absurd i luftës duhet shfuqizuar

Ligji absurd i luftës duhet shfuqizuar, deklaroi kryeministri Edi Rama në një intervistë për televizionin grek ”MegaTV”, pjesë të së…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Rikthim në tempullin e poezisë

Tre vite më parë, me 18 shkurt 2022 u nda nga jeta poeti Bardhyl Londo!

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Rama: Voto 5, bashkë me gratë dhe vajzat korçare ose hiçfare

Kryetari i Partisë Socialiste Edi Rama zhvilloi sot një takim me gratë e vajzat e qarkut Korçë.