Rama: Projekti për gazifikimin e Korçës investim strategjik, përfundon në vitin 2026

Kryeministri Rama, zv.kryeministrja njëheras ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, ministri i Energjisë së Azerbajxhanit, Parviz Shahbazov, ishin sot në Korçë për prezantimin e projektit të gazifikimit në qytetin e Korçës.


Kryeministri Edi Rama shprehu sot bindjen se projekti i gazifikimit në qytetin e Korçës do të përfundojë brenda vitit 2026 dhe në vitin 2027 korçarët do të jenë të parët që të ndezin çelësin e ngrohjes me gaz.

Kryeministri Rama, zv.kryeministrja njëheras ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, ministri i Energjisë së Azerbajxhanit, Parviz Shahbazov, ishin sot në Korçë për prezantimin e projektit të gazifikimit në qytetin e Korçës.

Ky projekt konsiderohet një investim strategjik që synon ndërtimin e rrjetit modern të shpërndarjes së gazit natyror, duke garantuar energji më të pastër dhe më efikase, kursim në faturat e energjisë, mbrojtje për mjedisin, si dhe zhvillim të qëndrueshëm ekonomik dhe urban.

Rama vlerësoi se ky është një moment shumë domethënës duke nisur edhe nga fakti se çfarë përfaqëson Azerbajxhani sot dhe kompania “Socar”, një kolos europian.

Kryeministri çmoi miqësinë dhe partneritetin strategjik me një vend shumë mik si Azerbajxhani, me të cilin theksoi se “duam të forcojmë më tutje lidhjet tona”.

“Do jap një detaj jo të parëndësishëm për mua. Ky emër i bukur ‘nur-dritë’ është zgjedhur posaçërisht nga Presidenti i Azerbajxhanit. Ka qenë ai që ka pagëzuar projektin në këtë emër dhe kujdeset posaçërisht për këtë projekt. Kam qenë dëshmitar kur i ka thënë ministrit dhe të pranishmëve ‘nga projekti në Shqipëri nuk duam fitime, e rëndësishme është të mos humbasim dhe të fitojnë qytetarët e atij vendi mik’”, tha Rama.

Ndërkohë kryeministri theksoi se për kompaninë “Socar” ky projekt nuk është domethënës në aspektin financiar po të kihet parasysh çfarë investimesh bën “Socar”, por për ne është një projekt shumë domethënës.

“Është një projekt shumë domethënës dhe për marrëdhënien me Azerbajxhanin. Nëse projekti që bëhet me Korçën do të shtrihet hap pas hapi më tutje edhe me pjesëmarrjen e investitorëve të tjerë, por jam i bindur se edhe shteti shqiptar do të ketë një fuqi tjetër kur të vijë ajo ditë të bëhet gazifikimi i Shqipërisë, dhe TAP t’i shërbejë edhe shtrirjes së mëtejshme së bashku me projektin tjetër madhor që është ai Jonian-Adriatik, atëherë sigurisht që kjo kthehet në histori suksesi financiar edhe për ‘Socar’”, tha Rama.

Rama tha se për momentin nuk jemi te ky fakt, por jemi te fakti se me partnerët prestigjioz ndër më të mirët që mund të zgjidhen në botë sot, siç janë partnerët e “Socar”, ne jemi në nisje të zbatimit të projektit.

“Projekti ka nisur kohë më parë për të ardhur deri këtu dhe falë mbështetjes nga Presidenti dhe garancisë që është profesionalizmi dhe kapaciteti i ‘Socar’ brenda viti 2026 kjo punë e bukur për Korçën synohet të përfundojë dhe në vitin 2027 korçarët do të jenë të partë që të ndezin çelësin e ngrohjes me gaz”, siguroi Rama.

Burimi ATSH

Lexo më shumë nga

Rama: Shqipëria shkon në BE vetëm nëse nuk humbasim asnjë minutë në 11 maj

Kryeministri njëherësh kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama deklaroi sot nga Erseka në rrugën e re të Vjosës, që do…

Global 360

Kroacia: Nisma ushtarake me Shqipërinë dhe Kosovën, e hapur edhe për partnerët

Sipas Kroacisë, nismës mund t’i bashkohen të gjitha vendet që, po ashtu, duan t’i ofrojnë mbështetje Kosovës dhe Shqipërisë në…

Diplovista

Rama për median greke: Ligji absurd i luftës duhet shfuqizuar

Ligji absurd i luftës duhet shfuqizuar, deklaroi kryeministri Edi Rama në një intervistë për televizionin grek ”MegaTV”, pjesë të së…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Rikthim në tempullin e poezisë

Tre vite më parë, me 18 shkurt 2022 u nda nga jeta poeti Bardhyl Londo!

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Rama: Shqipëria shkon në BE vetëm nëse nuk humbasim asnjë minutë në 11 maj

Kryeministri njëherësh kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama deklaroi sot nga Erseka në rrugën e re të Vjosës, që do…