
Katolikët dhe ortodoksët kremtojnë Pashkën, mesha në kisha mbahet deri në mesnatë
Besimtarët e krishterë kremtuan mbrëmjen e së shtunës festën e Pashkës me meshat që u mbajtën deri në mesnatë në kishat katolike dhe ortodokse.

Besimtarët e krishterë kremtuan mbrëmjen e së shtunës festën e Pashkës me meshat që u mbajtën deri në mesnatë në kishat katolike dhe ortodokse.
Festa e Pashkës këtë vit përkon në të njëjtën ditë për të gjithë besimtarët e krishterë, katolikë, ortodoksë dhe protestantë,
Në Katedralen ” Shën Pali” në kryeqytet mesha nisi në orën 22:00 dhe u drejtua nga Arqipeshkvi i Tiranë-Durrësit, Imzot Arjan Dodaj.
“O Hyj i gjithëpushtetshëm dhe i amshuar, na mbro. Ti ngre atë që ka rënë poshtë dhe mbron atë që është në luftë. Bëj më të mirën për ne, Zoti ynë”, u shpreh Imzot Arjan Dodaj në lutjet gjatë meshës së shenjtë.
Në Katedralen “Ngjallja e Krishtit” mesha u drejtua nga Kryepeshkopi Joani ku ishin mbledhur besimtarët ortodoksë për kremtimin e kësaj feste të shenjtë.
“Jemi të vetëdijshëm për vështirësitë e jetës: padrejtësitë, luftërat, varfërinë, sëmundjet dhe vdekjen që shpesh e çojnë njeriun në dëshpërim. Por Krishti është dhe mbetet shpresa jonë”, u shpreh ndër të tjera At Joani.
Në përfundim të meshës, besimtarët ortodoksë morën flakën e shenjtë për ta çuar në shtëpitë e tyre, një traditë që simbolizon ndriçimin shpirtëror dhe rifillimin me besim të jetës.
Burimi ATSH