Rama: Komunitetit Politik Europian në Tiranë, me 11 maj u japim mesazhin se duam BE-në

Kryeministri Edi Rama, njëherësh kryetar i Partisë Socialiste zhvilloi sot një takim me gratë dhe vajzat në Kamëz.


Kryeministri Edi Rama, njëherësh kryetar i Partisë Socialiste zhvilloi sot një takim me gratë dhe vajzat në Kamëz.

Gjatë fjalës së tij Rama u ndal edhe tek pasaporta e Bashkimit Europian. Rama tha se kjo pasaportë është një status dinjiteti europian.

“Kjo pasaporta nuk është një dokument tjetër udhëtimi, se janë ca që thonë ça është ky muhabet pasaporte ne e kemi, ça pasaporte keni ju për të lëviz, po për të ndaluar e keni se kudo që shkon të thonë kur do të ikësh? Se nuk të mban dot se nuk je evropian me atë pasaportë që kemi ne, ndërkohë që me këtë je njësoj. Ky është status dinjiteti europian që më në fund këtë popull mos ta shohë dot askush, jo vetëm me zakon por as më ligj si popull të dorës së dytë”, tha Rama.

Duke ju referuar opozitës, Rama tha se gratë dhe vajza socialiste duhet të bëjnë çmos që të shpëtojnë sa më shumë njerëz nga kthetrat e kënetës, në mënyrë që mos të humbim kohë për mbylljen e negociatave në vitin 2027 dhe anëtarësimin e Shqipërisë në BE në 2030.

“Bëni çmos që të shpëtoni sa më shumë njerëz nga ata, që të nxirrini sa më shumë njerëz nga këta, nga kthetrat e bufit të kënetës dhe atyre moçaleve të tjera se janë dhe ca shitësa qilimash që vijnë vërdallë, voto për mua do të hip në qilim të fluturosh. Kanë fluturuar një herë shqiptarët me qilimin e bufit, kanë fluturuar, nuk ka më kohë për këto dhe nuk ka më kohë pse të humbin energji për këto, ne duhet të fokusohemi të mbyllim negociata në 2027 dhe në 2030 Shqipëri atë jetë zonjë në sallonin kryesor të familjes europiane”, tha Rama.

Rama u ndal edhe tek Takimi i Komunitetit Politik Europian në Tiranë që do të mbahet më 16 maj, pikërisht pak ditë pas zgjedhjeve parlamentare, ku do të vijnë udhëheqësit e kontinentit, jo vetëm të BE-së. Sipas Ramës ata duhet të lexojnë qartësisht tek vota e 11 majit se një popull do të jetë pjesë e familjes së bashkuar europiane.

“Në datën 11 votojmë, më 16 maj vjen këtu gjithë Evropa jo BE, por gjithë Evropa. Më datën 16 maj zbresin aty te “Skënderbeu” të gjithë udhëheqësit e kontinentit, jo vetëm të BE-së, por të kontinentit. Bashkë me sekretarin e NATO-s, presidentin e Komisionit Europian, e Këshillit Europian presidentët e Bankave Evropiane të Zhvillimit dhe Investimeve vijnë këtu dhe me datën 16 ata kur të zbresin këtu, duhet të lexojnë qartësisht tek vota e 11 majit se një popull i tërë është bashkë dhe u thotë atyre boll më ne duhet të jemi pjesë e familjes së bashkuar evropiane”, tha Rama.

Burimi ATSH

Rama: Komunitetit Politik Europian në Tiranë, me 11 maj u japim mesazhin se duam BE-në

Kryeministri Edi Rama, njëherësh kryetar i Partisë Socialiste zhvilloi sot një takim me gratë dhe vajzat në Kamëz.

Global 360

Kroacia: Nisma ushtarake me Shqipërinë dhe Kosovën, e hapur edhe për partnerët

Sipas Kroacisë, nismës mund t’i bashkohen të gjitha vendet që, po ashtu, duan t’i ofrojnë mbështetje Kosovës dhe Shqipërisë në…

Diplovista

Rama për median greke: Ligji absurd i luftës duhet shfuqizuar

Ligji absurd i luftës duhet shfuqizuar, deklaroi kryeministri Edi Rama në një intervistë për televizionin grek ”MegaTV”, pjesë të së…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Rikthim në tempullin e poezisë

Tre vite më parë, me 18 shkurt 2022 u nda nga jeta poeti Bardhyl Londo!

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Rama: Komunitetit Politik Europian në Tiranë, me 11 maj u japim mesazhin se duam BE-në

Kryeministri Edi Rama, njëherësh kryetar i Partisë Socialiste zhvilloi sot një takim me gratë dhe vajzat në Kamëz.