
Spiropali: Momenti për të treguar në Kavajë dhe Rrogozhinë se vota e 11 majit shkon përtej ngjyrave politike
Bashkëdrejtuesja politike e Partisë Socialiste për qarkun e Tiranës, në zgjedhjet e 11 majit, Elisa Spiropali u shpreh sot nga takimi me të rinjtë dhe të rejat në Spille të Kavajës se në zgjedhjet e 11 majit duhet të bashkohen të gjithë pa bërë dallime

Bashkëdrejtuesja politike e Partisë Socialiste për qarkun e Tiranës, në zgjedhjet e 11 majit, Elisa Spiropali u shpreh sot nga takimi me të rinjtë dhe të rejat në Spille të Kavajës ku i pranishëm ishte edhe Kryeministri Edi Rama se në zgjedhjet e 11 majit duhet të bashkohen të gjithë pa bërë dallime të vjetra, ku shpesh të rinjtë gjenden të huaj.
Sipas Spiropalit, “shpesh politika tingëllon si një fjalë e keqe, apo pjesëmarrja duket si një angazhim që sjellë më shumë telashe se sa të mira, por faktet kanë treguar se e kundërta është e vërtetë”. “Kur të rinjtë janë bërë bashkë, burrat, gratë e këtij vendi kanë votuar si duhet, Shqipëria ka ecur përpara. Kam shumë besim që sot është momenti për të treguar në Kavajë dhe Rrogozhinë se vota e 11 majit shkon përtej ngjyrave politike, përtej dasive tona, për t’u bashkuar të gjithë për Shqipërinë 2030 në BE, për pasaportën evropiane dhe më shumë se të rinjtë dhe të rejat askush nuk e ndjen këtë nevojë”, tha Spiropali.
Në fjalën e saj, Spiropali vuri theksin te të rinjtë dhe të rejat shqiptare që janë evropianë në shpirt dhe në mendje, në sjellje, por tani ka ardhur koha që të gjithë të kenë edhe një pasaportë evropiane në letra, për më shumë dinjitet të barabartë në vendin tonë, por si qytetarë të familjes evropiane.
“Të gjithë ata që kanë udhëtuar, studiuar, punuar jashtë e dinë se çdo të thotë të mos trajtohesh si i barabartë. Kam studiuar vetë jashtë, kam jetuar shtatë vjet në Kanada dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës, dhe fjala më e mirë që mund të merrje ishte “s’dukesh shqiptare”. Dhe duhet të hyje në një debat të gjatë nëpër radhë për t’ju shpejguar atyre se Shqipëria nuk ishte e tillë, dhe nuk ja shpjegoje dot se reputacioni i Shqipërisë në botë nuk është ky që është sot. Shqipëria e ka ngritur kokën në nivel ndërkombëtar, është bërë një vend me të cilin ne mund të krenohemi, jo vetëm këtu, por kudo është një vend që mirëpriti 11.7 milionë turistë në 2024”, pohoi ajo, ndërsa nënvizoi faktin se edhe në plazhin e Spillesë, Golemit apo në plazhin e Kavajës, gjenden turistë nga mbarë bota, hotele të reja, biznese të vogla që janë plot dhe kuptojnë që Shqipëria nuk është ai vendi i njerëzve me bisht”, shtoi ajo.
“Është mision historik, për të rinjtë që të bashkohen të gjithë për ta bërë realitet këtë mundësi historike. Përkon interesi ynë kombëtar me interesin e Evropës me dëshirën e saj për ta pasur Shqipërinë pjesë të BE-së. Shqipëria është vendi që po ecën në mënyrën më të sigurt drejt BE-së. Në fillim të viteve 90’-91’, thirrja e parë e kësaj zone ishte “Shqipëri e lirë, Shqipëri evrpiane” dhe të parët dolën për ta bërë Shqipërinë të lirë dhe evropiane, e njëjta thirrje dëgjohet këtu. Shqipëria përtej dasive, Shqiëpria 2030 në BE, pasaporta evropiane që u përket të gjithëve”, pohoi Spiropali.
“PS ka fituar nëntë herë radhazi e do fitojë për herë të dhjetë, ndërsa pala tjetër kanë hallin e tyre se janë bërë bashkë në kënetë të gjitha rraqet politike të mundshme të së shkuarës e duan të mbajnë peng të ardhmen. E bën Edi Rama, dhe PS që ka treguar që në 12 vite ka vizionin, lidhjet e duhura dhe programin për ta mbyllur këtë proces në 2027, për të mbyllur ratifikimin në parlamentet evropiane dhe për ta bërë Shqipërinë brenda kësaj dekade anëtare të BE-së me të drejta të barabarta”, cilësoi Spiropali.