
Gonxhja: Mbështesim sipërmarrjet që rrisin ekonominë
Ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja, vizitoi kompaninë “Hako”, që operon në sektorin e përpunimit të mishit.

Ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja, zhvilloi një vizitë në kompaninë “Hako”, që operon në sektorin e përpunimit të mishit.
Gonxhja u njoh nga afër me standardet dhe teknologjinë e prodhimit që përdor kjo kompani, teksa e e cilësoi këtë biznes, “një model suksesi i prodhimit vendas, ku puna bëhet me standardet më të larta të cilësisë dhe higjienës”.
Ministri vuri në dukje se, “një perceptim që krijohet ndonjëherë nga publiku, që vjen edhe nga lajmet, të cilat janë shpesh të pakujdesshme, nxitojnë të shajnë gjithçka, duke u marrë me një lajm apo ndodhi që mund të jetë në treg edhe informalitet, mund të ketë edhe abuzivizëm, mund të ketë edhe raste të ndonjë subjekti, i cil është krejtësisht në kundërshtim me ligjin”.
Por Gonxhja konfirmoi se, “produkti shqiptar është shumë i kontrolluar i certifikuar dhe i standardizuar dhe ka shumë kompani shqiptare që janë brande të njohura jo vetëm në Shqipëri por edhe në tregun e huaj”.
Sipas tij, ky fakt shihet në gjithçka që atat kanë investuar ndaj jo vetëm duhettë kemi besim te produktet shqiptare por duhet të jemi krenar për kompani të tilla.
“Çdo produkt i Hako-s është i sigurt, i kontrolluar dhe i përpunuar me përkushtim maksimal”, tha ai
Gonxhja shprehu mbështetjen e qeverisë për sipërmarrjet që rrisin ekonominë dhe sigurojnë mirëqenie për familjet shqiptare.