Rama në Gjirokastër: Objektivi ynë ambicioz, pensioni minimal 200 euro dhe ai mesatar 400 euro

Kryeministri Edi Rama, njëherësh kryetar i Partisë Socialiste deklaroi sot se kryeobjektivi ambicioz i kësaj mazhorance është rritja e pensionit minimal në 200 euro dhe e pensionit mesatar në 400 euro.


Kryeministri Edi Rama, njëherësh kryetar i Partisë Socialiste deklaroi sot se kryeobjektivi ambicioz i kësaj mazhorance është rritja e pensionit minimal në 200 euro dhe e pensionit mesatar në 400 euro.

Në një takim me pensionistët në Gjirokastër, Rama tha se bazuar në rritjen ekonomike janë përcaktuar edhe këto dy piketa.

Sipas tij, qeveria po bënë gjënë e duhur për të pasur një skemë të qëndrueshme pensionesh dhe deri tani rritja e kontributeve ka ardhur vazhdimisht në mënyrë të qëndrueshme.

“Kemi shtuar 300 mijë kontributorë të tjerë, sot nuk luhet me sigurimet si dikur që nuk i kërkonte njeri dhe kjo që të arrijmë të kemi një pension minimal 200 euro pavarësisht nëse ke apo nuk ke kontribute. Pensioni minimal do të jetë 200 euro dhe për të siguruarit duam të kemi një pension mesatar 400 euro”, tha Rama.

Sipas tij, këto janë dy objektivat e qeverisë dhe për këtë është marrë edhe ekspertizë ndërkombëtare.

“Ne i kemi rënë kësaj pune nga të katër anët. Kemi marrë ekspertizë nga të katër anët, nga institucionet si BB etj, morëm nga ekspertët e pavarur ndërkombëtar, këshilltarin që unë kam për ekonominë që ka qenë për 10 vjet drejtuesi i grupit ekonomik të Angela Merkel e kemi vënë edhe atë të na japë opinionin e tij, profesorin që drejton Qendrën për Zhvillim Ndërkombëtar në Harvard po ashtu”, shtoi Rama.

Sipas tij, kjo që është përcaktuar si kryeobjektiv është ambicioz dhe nuk është i lehtë për ne por do të bëhet çmos që të arrihen.

“Këto që ju thonë të tjerët janë të gjitha rruga drejt humnerës. Ose se nuk e kanë problem rrugën drejt humnerës dhe ju e dini shumë mirë, ose se nuk dinë çfarë flasin, ta hajë kush ta hajë, se ne do t’i bëjmë pensionet kështu, të marrim një votë e të shkojmë në parlament”, tha Rama.

Burimi ATSH

Dita Ndërkombëtare e Tokës, Kumbaro: Shqipëria, vend me energji 100% të pastër

Në Ditën Ndërkombëtare të Tokës, ministrja e Turizmit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaro, solli në vëmendje faktin se Shqipëria është një…

Global 360

Papa Françesku reformatori i madh i Kishës Katolike

Papa Françesku, i popullarizuar në mesin e besimtarëve, por që u përball me kundërshtime të egra brenda Kishës Katolike, vdiq…

Diplovista

Rama për median greke: Ligji absurd i luftës duhet shfuqizuar

Ligji absurd i luftës duhet shfuqizuar, deklaroi kryeministri Edi Rama në një intervistë për televizionin grek ”MegaTV”, pjesë të së…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Rikthim në tempullin e poezisë

Tre vite më parë, me 18 shkurt 2022 u nda nga jeta poeti Bardhyl Londo!

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Dita Ndërkombëtare e Tokës, Kumbaro: Shqipëria, vend me energji 100% të pastër

Në Ditën Ndërkombëtare të Tokës, ministrja e Turizmit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaro, solli në vëmendje faktin se Shqipëria është një…