Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit (MEKI) mbështet aktivisht punësimin e punëkërkuesve nga grupet vulnerabël.
Ministri i MEKI-t, Blendi Gonxhja ndau në rrjetet sociale statistikat për vitin 2024, ku përmes ndërmjetësimit, programeve të nxitjes së punësimit dhe aftësimit profesional, është mundësuar punësim i 20,810 përfituesve.
“Programet e reformuara të nxitjes së punësimit po kthehen në një urë reale drejt integrimit në tregun e punës”, tha Gonxhja.
Sipas tij, edhe viti 2025 është i mbushur me masa konkrete dhe programe të strukturuara për të ndihmuar të rinjtë, gratë, personat në nevojë dhe të papunët afatgjatë.
“Fokus te përfshirja sociale, barazia dhe fuqizimi përmes punës”, deklaroi Gonxhja.