Çeli: 6500 policë të trajnuar për krimet zgjedhore dhe garantimin e procesit të 11 majit

Drejtori i Rendit Publik në Policinë e Shtetit, Agron Çeli tha në një prononcim për mediet se “prej disa muajsh Policia e Shtetit është angazhuar me trajnimet e personave që do të marrin pjesë në këtë proces zgjedhor”.


Për rreth një muaj, 6500 efektivë të Policisë së Shtetit nga niveli bazë deri te strukturat më të larta të saj janë trajnuar mbi mënyrën si do të procedohet me krimet zgjedhore dhe si do të garantohet rendi gjatë procesit të 11 majit.

Drejtori i Rendit Publik në Policinë e Shtetit, Agron Çeli tha në një prononcim për mediet se “prej disa muajsh Policia e Shtetit është angazhuar me trajnimet e personave që do të marrin pjesë në këtë proces zgjedhor”.

“Në zbatim të detyrimeve, përgjegjësive ligjore që ka Policia e Shtetit për garantimin e një procesi zgjedhor të rregullt, kemi hartuar një program pune që ka shkuar deri në drejtoritë vendore në bazë. Janë kryer trajnime në bashkëpunim me SPAK, OSBE, KQZ dhe Prokurorinë e Përgjithshme. Trajnimet janë organizuar sipas niveleve dhe kanë nisur në muajin shkurt, duke përfunduar në muajin mars për 6500 policë të strukturave të ndryshme që janë trajnuar”, nënvizoi Çeli.

Sipas tij, gjithashtu janë trajnuar 1500 policë të Strukturave të Hetimeve të Krimeve, që kanë bërë trajnime më vete në bashkëpunim me Prokuroritë të Gjykatave të Juridiksionit të Përgjithshëm në të gjitha drejtoritë vendore.

Në këto trajnime punonjësit e policisë kanë marrë njohuri të përgjithshme për ruajtjen e objekteve si dhe për angazhimin gjatë fushatës zgjedhore për aktivitetet elektorale dhe detyrimet deri në fund të numërimit të votave.

I pyetur nëse janë evidentuar deri më tani raste të krimeve zgjedhore, Çeli tha se “sipas parashikimeve të Kodit Penal për krimet zgjedhore ne jemi duke i zbatuar në të gjitha strukturat vendore të Policisë së Shtetit në bashkëpunim me SPAK dhe Prokuroritë e rretheve, jemi duke i zbatuar çdo ditë në të gjithë strukturat vendore të policisë. Ka pasur raste, për të gjitha rastet që kemi marrë njoftim janë njoftuar strukturat dhe është goditur çdo paligjshmëri që është evidentuar në terren”, tha Çeli.

Ai bëri të ditur se tashmë “jemi në fazën e dytë, në fazën e fushatës zgjedhore dhe jemi çdo ditë në garantimin e rendit dhe sigurisë në aktivitetet elektorale të subjekteve politike”.

Burimi ATSH

Dita Ndërkombëtare e Tokës, Kumbaro: Shqipëria, vend me energji 100% të pastër

Në Ditën Ndërkombëtare të Tokës, ministrja e Turizmit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaro, solli në vëmendje faktin se Shqipëria është një…

Global 360

Papa Françesku reformatori i madh i Kishës Katolike

Papa Françesku, i popullarizuar në mesin e besimtarëve, por që u përball me kundërshtime të egra brenda Kishës Katolike, vdiq…

Diplovista

Rama për median greke: Ligji absurd i luftës duhet shfuqizuar

Ligji absurd i luftës duhet shfuqizuar, deklaroi kryeministri Edi Rama në një intervistë për televizionin grek ”MegaTV”, pjesë të së…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Rikthim në tempullin e poezisë

Tre vite më parë, me 18 shkurt 2022 u nda nga jeta poeti Bardhyl Londo!

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Dita Ndërkombëtare e Tokës, Kumbaro: Shqipëria, vend me energji 100% të pastër

Në Ditën Ndërkombëtare të Tokës, ministrja e Turizmit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaro, solli në vëmendje faktin se Shqipëria është një…