
Dita Ndërkombëtare e Tokës, Kumbaro: Shqipëria, vend me energji 100% të pastër
Në Ditën Ndërkombëtare të Tokës, ministrja e Turizmit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaro, solli në vëmendje faktin se Shqipëria është një vend me energji 100% të pastër.

Në Ditën Ndërkombëtare të Tokës, ministrja e Turizmit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaro, solli në vëmendje faktin se Shqipëria është një vend me energji 100% të pastër.
Në një postim në rrjetet sociale Kumbaro tha se “këtë vit Dita e Tokës kremtohet nën sloganin “Fuqia jonë, planeti ynë” si një thirrje për shfrytëzimin e energjisë së rinovueshme”.
“Shqipëria është një vend me energji 100% të pastër dhe sipërmarrjet po ndërgjegjësohen gjithnjë e më shumë në investime për eficiencën e energjisë”, tha Kumbaro.
Dita e Tokës është një ngjarje vjetore, e cila synon të demonstrojë mbështetjen për mbrojtjen e mjedisit. Për herë të parë u mbajt më 22 prill 1970, ngjarja tashmë në vitin e saj të 55-të. Misioni i Ditës së Tokës përfshin një gamë të gjerë ngjarjesh për të diversifikuar, edukuar dhe aktivizuar lëvizjen mjedisore në mbarë botën.
Qëllimi i kësaj dite është angazhimi i të gjithë njerëzve anë e mbanë botës në mbrojtje të Tokës. Po ashtu, qëllimi i kësaj date mbetet mbrojtja e planetit Tokë dhe të gjitha burimeve nga ndotja.
Burimi ATSH