Rama: Shqipëria është në drejtimin e duhur, moçali mediatik nuk do ta shohë realitetin

Kryeministri, njëherësh kryetar i Partisë Socialiste, Edi Rama zhvilloi një takim me gra e vajza të qarkut Gjirokastër.


Kryeministri, njëherësh kryetar i Partisë Socialiste, Edi Rama me gra e vajza të qarkut Gjirokastër.

Në fjalën e tij Rama u shpreh se, arsyeja pse ka vendosur që në këtë xhiro të parë të ditëve drejt finishit të bëjë këto takime me gratë dhe vajzat, sepse është krenar për faktin që sot PS ka këtë fuqi të madhe të grave dhe vajzave që i është bashkuar fuqisë së burrave dhe djemve që ka qenë këtu gjithmonë.

“Kemi arritur të kemi 40% gra dhe vajza në PS, që është një shifër e konsiderueshme, por nuk duhet të ndalemi deri kur të bëhet 50%. Dhe unë them nuk duhet të ndalemi deri kur të kemi një grua ose vajzë më shumë se burrat dhe djemtë”, tha Rama.

Rama foli edhe për sondazhin e transmetuar mbrëmë në një televizion nga njeriu i sondazheve të presidentit të SHBA-së, Donald Trump.

“Është një nga sondazhistët më të mirë të Amerikës dhe për hir të së vërtetës në Amerikë ai këmbëngulte që opinioni publik anonte nga Trumpi, ndërkohë që shumica dërrmuese e sondazheve këmbëngulte të kundërtën, në fund i doli fjala. Po isha kurioz të shikoja çfarë kishte nxjerrë ai si konkluzion nga anketimi i parë. Dhe duke qenë se unë nuk shoh televizor kur është fjala për këto sallonet, berberhanet e natës që mblidhen tërë ata edhe shtrihen nëpër kolltuqe dhe bëjnë komente dhe analiza medemek sesi po shkojnë punët e Shqipërisë, që nga 2009-a nuk i shoh ndonjëherë, shumë rrallë. Kjo ishte hera e dytë, pas disa kohësh. Futem në Youtube dhe shikoj pjesë. Kapa një pjesë që ai kishte marrë opinionet e publikut edhe kishte nxjerrë si përfundim që 50% e shqiptarëve mendojnë që vendi po ecën në drejtimin e duhur. Ndërkohë që një pjesë tjetër, 40 e diçka, mendon që po ecën në drejtimin e gabuar dhe të tjerët s’kishin mendim. Pra gjysma ishin në idenë që vendi po ecën në drejtimin e duhur, që është një gjë shumë domethënëse dhe për hir të së vërtetës në kohën e sotme shumë e rrallë. Dhe gjëja që më la pa fjalë, nuk po arrija të kuptoja nëse vërtetë po i dëgjoja ato komentet e atyre që ishin mbledhur atje dhe që kishin dhe vërejtje pse them unë që gjysma e burrave janë çyrykë. Por, ndërkohë ata po i thoshin ato gjëra, ata po e vërtetonin me fjalët e tyre atë që them unë, sepse jepnin tani argumentet pse gjysma e popullit, si ka mundësi që shumica e popullit mendon që vendi po shkon në drejtimin e duhur, sepse ata mendojnë që vendi shkon në atë drejtim që kanë ata në kokë”, tha Rama.

“Shpjegimi që më habiti fare ishte që “kjo tregon që populli është i sëmurë”. E thënë kështu siç po jua them unë. Pra populli është “i sëmurë”, pse mendon që vendi po shkon në drejtimin e duhur, ndërkohë që këta tipa nuk kishin asnjë dyshim se mbase janë këta që nuk janë mirë në mënyrën si gjykojnë”, theksoi Rama.

“Tjetri thoshte: “Nëse këtu nuk janë të sëmurë, atëherë këtu duhet të jetë një frikë shumë e madhe, e thonë nga frika. Se çfarë drejtimi të duhur ka këtu, këtu çdo gjë është keq, madje s’ka qenë kurrë më keq””, u shpreh Rama.

“Tjetri thoshte: “Kjo tregon që Rama i ka blerë”, ka blerë popullin, domethënë. Dhe kjo është Shqipëria e moçaleve mediatike, ku kudo ku prek merr mbrapsht një duhmë shumë të rëndë kënete, realisht”, tha Rama.

“Tani dakord, le ta marrim shumica e popullit janë të sëmurë, se populli kështu e do se populli nuk kupton, ndërkohë që ky popull të jep ujë në bisht të lugës, ndërkohë që vetëm këtë popull nuk e sorollat dot kur vjen puna për politikë, por le ta marrim që është kështu. Po Bashkimi Evropian që ka makinerinë më të llahtarshme të kontrollit që është Komisioni Evropian dhe që ndjek vendet këmba-këmbës për të gjithë parametrat dhe që na ndjek edhe ne si ka mundësi që kur ne morëm detyrën na shikonin edhe na dëgjonin, e keni parasysh kur shikon dhe dëgjon dikë që duhet ta dëgjosh po thua, aman mbaro tani se kam punë të tjera. Ja kështu na shikonin ata ne. Nuk kishin asnjë respekt, asnjë besim për ne. Dhe ju e dini shumë mirë pastaj që kjo ishte e lidhur me gjithë mungesën e respektit dhe besimit tek vetë shqiptarët që ishin bombarduar nga të katër anët me gjithfarëlloj paragjykimesh dhe gjithfarëlloj trillimesh”, tha Rama.

“Si ka mundësi që këta sot kanë arritur në përfundimin që e duan Shqipërinë brenda në familjen e përbashkët evropiane, janë të sëmurë?”, tha Rama.

“Po këto institucionet e mëdha ndërkombëtare që monitorojnë ekonominë, që monitorojnë financat, që monitorojnë të gjithë proceset që lidhen me administratën, si shpjegohet që i japin kaq shumë konsiderata të mira për Shqipërinë, janë të sëmurë edhe këta?!”, u shpreh Rama.

“Po organizatat që merren me matjen e luftës kundër korrupsionit, si shpjegohet që japin vlerësime gjithnjë e më pozitive dhe këta janë të sëmurë?! Apo janë të tërë të blerë dhe këta?!”, theksoi Rama.

“Po si shpjegohet që dhe sondazhisti i Donald Trumpit jep këtë konkluzion? Apo dhe ai është blerë nga Soros?”, u shpreh Rama.

Shpjegimi, nënvizoi Rama, “është i thjeshtë. Këta njerëz nuk e dinë fare dhe edhe kur e shohin nuk duan ta shohin Shqipërinë reale që ndryshon çdo ditë, çdo ditë, çdo ditë”.

Burimi ATSH

Rama: Ndjesë për shprehjen “autizëm politik”, dyfishuam mbështetjen për fëmijët me aftësi të veçanta

Kryeministri Edi Rama, njëherësh kryetar i Partisë Socialiste ka kërkuar ndjesë në lidhje përdorimin shprehjen “autizëm politik” gjatë një fjalimi…

Global 360

Papa Françesku reformatori i madh i Kishës Katolike

Papa Françesku, i popullarizuar në mesin e besimtarëve, por që u përball me kundërshtime të egra brenda Kishës Katolike, vdiq…

Diplovista

Rama për median greke: Ligji absurd i luftës duhet shfuqizuar

Ligji absurd i luftës duhet shfuqizuar, deklaroi kryeministri Edi Rama në një intervistë për televizionin grek ”MegaTV”, pjesë të së…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Rikthim në tempullin e poezisë

Tre vite më parë, me 18 shkurt 2022 u nda nga jeta poeti Bardhyl Londo!

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Rama: Ndjesë për shprehjen “autizëm politik”, dyfishuam mbështetjen për fëmijët me aftësi të veçanta

Kryeministri Edi Rama, njëherësh kryetar i Partisë Socialiste ka kërkuar ndjesë në lidhje përdorimin shprehjen “autizëm politik” gjatë një fjalimi…