
Rama në kampingun ekologjik “Glamping Albania Rafting Vjosa” në Përmet: Parajsë natyrore
Kryeministri dhe njëherazi kreu i Partisë Socialiste Edi Rama vizitoi sot kampingun ekologjik “Glamping Albania Rafting Vjosa” në Përmet.

Kryeministri dhe njëherazi kreu i Partisë Socialiste Edi Rama vizitoi sot kampingun ekologjik “Glamping Albania Rafting Vjosa” në Përmet.
Rama u shpreh se, ky kamping është një parajsë natyrore me shtëpi prej druri dhe 10 tenda safari
Në këtë kamping, turistët, përveç fjetjes dhe ushqimit të freskët, mund të ushtrojnë edhe disa aktivitete në natyrë, si: rafting dhe kajak në lumin Vjosë, eksplorimi i kanionit të Langaricës dhe banjave termale, biçikleta elektrike përgjatë lumit Vjosë; kajak dhe kamping shumëditor nga kufiri me Greqinë përgjatë lumit Vjosë; hiking dhe trekking në ujëvarën e Sopotit, duke përjetuar kështu një eksperiencë të paharrueshme në zemër të natyrës, me pamjen mbresëlënëse të maleve madhështore të Nemërçkës.
“Glamping Albania Adventure” është një model që bashkon përvojën e kampingut me komoditetin, një përvojë krejtësisht ekologjike, me energji 100% të pastër e në respekt të plotë me natyrën duke nxitur akoma më shumë zhvillimin e qëndrueshëm të zonës së Përmetit përmes eksperiencave të sporteve ujore, ekoturizmit dhe agroturizmit si një xhevahir për promovimin e ekonomive lokale.
Ministrja e Turizmit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaro u shpreh se, “sot janë 800 udhërrëfyes të regjistruar të të gjitha llojeve nga ata kulturorë deri tek hiking, biçikleta etj”.
Drejtuesit e kampingut “Glamping Albania Rafting Vjosa” u shpreh se postimet e kryeministrit Rama kanë ndihmuar shumë në promovimin e këtij kampingu dhe sjelljen e turistëve.
“Po ku do t’i marrin vesh, ku më thuaj ti mua, nëpër këto pocaqi ekrane që nuk e di me çfarë merren apo portale që merren vetëm me pisllëk? Ku do t’i marrin vesh?”, tha Rama.
Investitorët dhe operatorët teksa i shpjeguan investimin dhe projektet për të ardhmen kreut të qeverisë, vlerësuan edhe mbështetjen e dhënë deri tani. Ata propozuan që në këto zona të ngriheshin edhe parqe-kanione, model i aplikuar në shumë vende të botës dhe që tërheq turistë.
“Kanali i Çukës të bëhet një park-kanion, kthehet në fantastike, duhet futur ky lloj ndërtimi dhe zhvillon shumë turizmin, bëhet platformë druri dhe është praktikë holandeze, por i përhapur në të gjithë botën. Kjo zonë vlerësohet si një ndër më të mirat”, u shpreh drejtuesi i kampingut.
Burimi ATSH