“Paqja fiskale”, Ibrahimaj: Fshirje e borxheve dhe kamatëvonesave për bizneset

Qeveria shqiptare ka prezantuar një paketë të re të quajtur “Paqe fiskale”, e cila synon të lehtësojë barrën financiare për mijëra biznese dhe të mbyllë njëherë e mirë historinë tatimore të së kaluarës.


Qeveria shqiptare ka prezantuar një paketë të re të quajtur “Paqe fiskale”, e cila synon të lehtësojë barrën financiare për mijëra biznese dhe të mbyllë njëherë e mirë historinë tatimore të së kaluarës.

Ministrja e Shtetit për Sipërmarrjen dhe Klimën e Biznesit, Delina Ibrahimaj gjatë bashkëbisedimit me bizneset në Elbasan ku i pranishëm ishte Kryeministri Edi Rama, deklaroi se sot kjo nismë do të krijojë një marrëdhënie të re bashkëpunimi midis biznesit dhe administratës tatimore.

Sipas ministres, pavarësisht se sot pjesa më e madhe e bizneseve janë të formalizuara dhe raportojnë rregullisht, një pjesë e konsiderueshme e tyre ka operuar në ekonomi informale në dekadat e kaluara dhe mbart detyrime të papaguara që datojnë më shumë se 10 vite më parë.

Një element kyç i kësaj amnistie fiskale është edhe fshirja e borxheve, interesave dhe kamatëvonesave për bizneset që kanë detyrime më të vjetra se 10 vite.

“Për borxhet që datojnë nga 5 deri në 10 vite më parë, do të fshihen të gjitha kamatëvonesat dhe interesat për ato biznese që vendosin të shlyejnë detyrimin kryesor me një këst të vetëm – dhe në këtë rast, do t’u falet edhe 50% e detyrimit. Ndërsa për ata që nuk kanë mundësi financiare për të kryer pagesën menjëherë, do të ofrohet mundësia për të lidhur një marrëveshje pagese 12-mujore, me falje të 25% të detyrimit kryesor”, tha Ibrahimaj.

Për sa i përket borxheve të krijuara nga bizneset në 5 vitet e fundit, që lidhen me goditjet e njëpasnjëshme si tërmeti, pandemia dhe kriza e çmimeve, qeveria do të ofrojë falje të gjobave dhe kamatëvonesave për të gjitha bizneset që shlyejnë plotësisht detyrimin kryesor.

“Elementi i fundit i faljes lidhet me bizneset të cilat kanë borxhe nga 1-5 vite, që janë ato biznese të cilat janë goditur nga këto kriza të njëpasnjëshme. Ne do tu japim mundësinë atyre bizneseve që paguajnë detyrimin të plotë për ti falur gjobat dhe kamatvonesat”, deklaroi ministrja.

Ministrja theksoi se qëllimi i këtij propozimi është krijimi i një mjedisi të qartë dhe të drejtë fiskal, që i jep bizneseve mundësinë të ecin përpara pa frikë dhe të fokusohen te rritja dhe zhvillimi.

“Në një situatë të tillë si kjo ku ndodhemi sot, besoj fort që shumica e bizneseve duhet të përfitojnë nga ky propozim, të ndërtojnë një marrëdhënie të re me tatimet dhe të shikojnë përpara. Ne e shohim biznesin si partner dhe jemi të interesuar që ai të rritet,” përfundoi Ibrahimaj.

Burimi ATSH

Sejko me shefen e Misionit të FMN-së: Ekonomia shqiptare në trajektore të qëndrueshme zhvillimi

Guvernatori i Bankës së Shqipërisë Gent Sejko priti në një takim Anke Weber, shefe e Misionit të Fondit Monetar Ndërkombëtar,…

Global 360

Papa Françesku reformatori i madh i Kishës Katolike

Papa Françesku, i popullarizuar në mesin e besimtarëve, por që u përball me kundërshtime të egra brenda Kishës Katolike, vdiq…

Diplovista

Rama për median greke: Ligji absurd i luftës duhet shfuqizuar

Ligji absurd i luftës duhet shfuqizuar, deklaroi kryeministri Edi Rama në një intervistë për televizionin grek ”MegaTV”, pjesë të së…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Rikthim në tempullin e poezisë

Tre vite më parë, me 18 shkurt 2022 u nda nga jeta poeti Bardhyl Londo!

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Sejko me shefen e Misionit të FMN-së: Ekonomia shqiptare në trajektore të qëndrueshme zhvillimi

Guvernatori i Bankës së Shqipërisë Gent Sejko priti në një takim Anke Weber, shefe e Misionit të Fondit Monetar Ndërkombëtar,…