Paqja fiskale me biznesin, administrim tatimor me inteligjencë artificiale

Rama bëri të ditur se tashmë jemi në një fazë të avancuar dhe theksoi se nuk do të ketë më nevojë për të dërguar inspektorë në terren


Kryeministri Edi Rama, njëherësh kryetar i Partisë Socialiste, zhvilloi një bashkëbisedim me biznesin në Elbasan për ‘Paqen Fiskale’ që konsiston në një seri reformash dhe lehtësish fiskale që do të ndërmarrë qeveria shqiptare me qëllim mbështetjen e biznesit të vogël dhe nxitjen e formalizimit të ekonomisë.

Në fjalën e tij, Rama tha se Ministria e Financave po punon me Agjencinë Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit për administrimin e të ardhurave ku fiskalizimit do t’i mbivendoset Inteligjenca Artificiale.

Rama bëri të ditur se tashmë jemi në një fazë të avancuar dhe theksoi se nuk do të ketë më nevojë për të dërguar inspektorë në terren. Transaksionet theksoi Rama do të ndodhin të gjitha në kohë reale.

“Ndërkohë që po punojmë me Ministria e Financave dhe AKSHI-n për një proces shumë më të avancuar në administrimin e të ardhurave ku fiskalizimit do t’i mbivendoset Inteligjenca Artificiale. Jemi në një fazë goxha të avancuar. Çka do të thotë kjo aty pastaj do të jemi përfundimisht të çliruar nga stresi se kush po na turpëron sot në dyert e biznesit, sepse nuk do të ketë më nevojë për të çuar askënd në terren pasi inspektimi do të kryhet nga Inteligjenca Artificiale. Administrata do të jetë e fokusuar para ekraneve dhe do t’ju ndjekë nëpërmjet syrit të Inteligjencës Artificiale, që do të punojë mbi bazën e të dhënave nga fisikalizimi.

“Gjithë transaksionet që do të ndodhin në kohë reale do të përpunohet nga truri i Inteligjencës Artificiale, i cili kur sheh anomali në një biznes, atëherë sinjalizon në momentin kur sinjalizon sinjalizimi i shkon nëpërmjet inspektorit i shkon biznesit por jo fizikisht. Je duke harruar ta shtypësh, shtype para se të vejë gjoba. Kështu që në këtë mënyrë do ta çojmë në një nivel komplet tjetër administrimin tatimor dhe besoj se do të kemi shumë më tepër transparencë në këtë marrëdhënie”, tha Rama.

Burimi ATSH

Sejko me shefen e Misionit të FMN-së: Ekonomia shqiptare në trajektore të qëndrueshme zhvillimi

Guvernatori i Bankës së Shqipërisë Gent Sejko priti në një takim Anke Weber, shefe e Misionit të Fondit Monetar Ndërkombëtar,…

Global 360

Papa Françesku reformatori i madh i Kishës Katolike

Papa Françesku, i popullarizuar në mesin e besimtarëve, por që u përball me kundërshtime të egra brenda Kishës Katolike, vdiq…

Diplovista

Rama për median greke: Ligji absurd i luftës duhet shfuqizuar

Ligji absurd i luftës duhet shfuqizuar, deklaroi kryeministri Edi Rama në një intervistë për televizionin grek ”MegaTV”, pjesë të së…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Rikthim në tempullin e poezisë

Tre vite më parë, me 18 shkurt 2022 u nda nga jeta poeti Bardhyl Londo!

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Sejko me shefen e Misionit të FMN-së: Ekonomia shqiptare në trajektore të qëndrueshme zhvillimi

Guvernatori i Bankës së Shqipërisë Gent Sejko priti në një takim Anke Weber, shefe e Misionit të Fondit Monetar Ndërkombëtar,…