Rama: Sot BE-ja është gati për ne, na duhet fuqia e popullit për negociatat

Kryeministri, njëherësh kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama zhvilloi sot një takim me gra e vajza të qarkut Elbasan.


Kryeministri, njëherësh kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama zhvilloi sot një takim me gra e vajza të qarkut Elbasan.

Në fjalën e tij Rama u shpreh se, “sot Shqipëria është në një moment historik që nuk duhet ta humbasë sepse në 11 maj do të votojmë për të gjitha gjërat, patjetër, siç votojmë sa herë që shkojmë në zgjedhjet politike, kur duhet të gjykojmë dhe duhet të vendosim si do të vazhdojmë në 4 vite”.

Do të votojmë patjetër më 11 maj edhe për të gjitha ato që ka nevojë ky qark, që ka nevojë Elbasani, Përrenjasi, Peqini, Belshi, Gramshi, Cërriku, Librazhdi për të gjitha pa diskutim, por ama, shtoi Rama, “aty ku duhet në mënyrë të posaçme gjykimi dhe këmbëngulja e të gjitha grave, e të gjitha nënave në radhë të parë në çdo shtëpi shqiptare, pavarësisht socialist apo demokrat, është se do të votojmë për një mundësi që fati e desh të na vijë ne në dorë për të mbyllur negociatat me BE-në brenda vitit 2027 dhe për t’i dhënë atë pasaportën evropiane të gjithë fëmijëve të Shqipërisë. Sot, jo nesër”.

Rama tha se, “nuk ka asgjë më të rëndësishme. Nuk mund t’i bëni, nuk mund t’i bëjmë fëmijë tanë, asnjë nder më të madh, nuk mund t’i bëjmë asnjë dhuratë më të çmuar, nuk mund t’i lëmë asgjë më të shtrenjtë sesa dinjitetin e barabartë me bashkëmoshatarët e tyre në të gjithë Evropën, atë që s’e kanë pasur kurrë shqiptarët”.

“Atë për të cilën Skënderbeu, profeti i historisë tonë kombëtare, e përcaktoi. Vendi ynë është në Evropë nuk është në Azi. Vendi ynë është me Evropën, jo me Azinë. Atë që rilindasit e morën dhe e kthyen në amanet të shkruar për të gjithë ata që duan të lexojnë dhe të kuptojnë. Për ne shqiptarët dielli lind andej nga perëndon”, tha Rama.

“Atë që të gjithë pastaj, një popull që doli në rrugë pa udhëheqje. Doli në rrugë i shtyrë nga dëshira për liri dhe formuloi thirrjen: E duam Shqipërinë si gjithë Evropa”, theksoi Rama.

“Atë sot e kemi ne në dorë, sepse dera e BE-së është hapur sot për ne, për Shqipërinë, por duhet të jemi shumë të vetëdijshëm, shoqe, motra, mike, që ajo derë nuk rri e hapur. Ajo derë hapet dhe mbyllet. Dhe nëse është hapur sot është hapur sepse Bashkimi Evropian ka nevojë për ne, dhe ka nevojë për gjak të ri, ka nevojë për anëtarë të rinj, siç kemi ne nevojë për BE-në”, tha Rama.

Kreu i qeverisë, u shpreh se kjo nevojë vjen edhe nga arsyeja e madhe dhe themelore, siguria.

“Kur siguria jote kërcënohet, kur shëndeti yt kërcënohet, ti thua: o none! E pra, të gjitha nënat shqiptare duhet ta kuptojnë që duke e futur Shqipërinë në BE i bëjmë më të sigurta familjet tona dhe bëjmë më të sigurt Shqipërinë në raport me çdo lloj rreziku, në raport me çdo lloj kërcënimi. Se bota nuk është mirë, shumë gjëra janë të paqarta, janë të turbullta”, tha Rama.

Prandaj, shtoi ai, “dera është hapur dhe ne duhet ta shfrytëzojmë këtë moment. Ne jemi gati për BE-në, por lajmi i mirë është që sot BE-ja është gati për ne. Ama, duhet të bëjmë negociatat. Nuk duhet të ndalojmë një ditë, jo të ndalojmë me muaj të tërë, duhet të vazhdojmë punën me negociatat dhe për këtë na duhet fuqia që populli shqiptar duhet të na e japë më 11 maj. Jo aritmetika, jo 71 mandate, se 71 mandate as nuk diskutohet që në të gjitha rastet populli socialist i ka garantuar për ne, por na duhet një fuqi më e madhe. Pse? Sepse negociatat zhvillohen në Bruksel, vendimet merren në Tiranë. Në Bruksel biem dakord që do të bëjmë këto norma, do të kalojmë këto masa, do të marrim këto vendime, do të aprovojmë këto ligje. Duhet të vijmë në Tiranë dhe t’i bëjmë pa humbur kohë, pa mbetur në dorën e askujt, por duke pasur fuqinë që t’i bëjmë”.

Burimi ATSH

Kingji në Itali, takim me homologun Portolano: Thellim më tej i bashkëpunimit

Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura, gjenerallejtënant Arben Kingji u takua me shefin e Shtabit të Mbrojtjes…

Global 360

Papa Françesku reformatori i madh i Kishës Katolike

Papa Françesku, i popullarizuar në mesin e besimtarëve, por që u përball me kundërshtime të egra brenda Kishës Katolike, vdiq…

Diplovista

Rama për median greke: Ligji absurd i luftës duhet shfuqizuar

Ligji absurd i luftës duhet shfuqizuar, deklaroi kryeministri Edi Rama në një intervistë për televizionin grek ”MegaTV”, pjesë të së…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Rikthim në tempullin e poezisë

Tre vite më parë, me 18 shkurt 2022 u nda nga jeta poeti Bardhyl Londo!

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Kingji në Itali, takim me homologun Portolano: Thellim më tej i bashkëpunimit

Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura, gjenerallejtënant Arben Kingji u takua me shefin e Shtabit të Mbrojtjes…