Rama: Shkodra, shembulli se vota vlen, kthyem përmbys historinë nga degradimi në rilindje

Kryeministri Edi Rama, njëkohësisht kryetar i Partisë Socialiste deklaroi sot se Shkodra është vendi ku mund të shohësh se si vota kthen përmbys historinë nga degradimi e izolimi në rilindje.


Kryeministri Edi Rama, njëkohësisht kryetar i Partisë Socialiste deklaroi sot se Shkodra është vendi ku mund të shohësh se si vota kthen përmbys historinë nga degradimi e izolimi në rilindje.

Në një takim me votuesit për herë të parë të Qarkut Shkodër, Rama u ndal te transformimi që ka ndodhur në Shkodër në dy vitet e fundit kur bashkinë e Shkodrës po e drejton PS.

“Personalisht fiksimin e vjetër që, si ka mundësi që nuk ma dhanë njëherë shansin shkodranët për t’i provuar se çfarë mund të bëjmë ne për Shkodrën unë e kam nxjerrë, dy vite më parë. Më në fund na e dhanë mundësinë dhe në dy vjet ne kemi bërë për Shkodrën atë që nuk është bërë në të gjitha vitet e tjera të marra së bashku”, u shpreh Rama.

Kryeministri theksoi se nga të gjitha të dhënat ekonomike të biznesit të vogël, vjet ka qenë viti më i mirë i Shkodrës sepse Shkodra sapo ka filluar të bëhet edhe një atraksion turistik.

“Nuk janë thjesht ca turistë që kapërcejnë për gjysmë dite nga Mali i Zi, por ka shumë turistë që vijnë enkas për Shkodrën. Kjo falë ndryshimit që ndodhi këtu”, tha Rama.

Rama u shpreh se nëse ka një vend ku mund ta thuash se kush mendon se vota nuk vlen e ka gabim, është në Shkodër.

“Mund të shohësh se si vetëm vota kthen përmbys historinë bashkëkohore të Shkodrës nga një histori degradimi, izolimi zhytje në pluhur e pisllëk në një histori rilindje”, tha Rama.

Por kryeministri theksoi se ka shumë akoma për të bërë akoma, sepse me qytetet e tjera PS ka pasur mundësinë të punojë më shumë, në një kohë më të gjatë.

“Me Shkodrën vetëm dy vjet kemi me një kryetar bashkie që projekton dhe ndjek projektet”, tha Rama.

Burimi ATSH

Sejko në mbledhjet e pranverës të FMN dhe BB: Zhvillime ekonomike pozitive në vend

Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko mori pjesë në mbledhjet e Pranverës të Fondit Monetar Ndërkombëtar (FMN) dhe të…

Global 360

250 000 të pranishëm përcjellin Papa Françeskun

Gjithashtu merr pjesë edhe një delegacion nga Shqipëria, i kryesuar nga Presidenti Bajram Begaj.

Diplovista

Rama për median greke: Ligji absurd i luftës duhet shfuqizuar

Ligji absurd i luftës duhet shfuqizuar, deklaroi kryeministri Edi Rama në një intervistë për televizionin grek ”MegaTV”, pjesë të së…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Rikthim në tempullin e poezisë

Tre vite më parë, me 18 shkurt 2022 u nda nga jeta poeti Bardhyl Londo!

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Sejko në mbledhjet e pranverës të FMN dhe BB: Zhvillime ekonomike pozitive në vend

Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko mori pjesë në mbledhjet e Pranverës të Fondit Monetar Ndërkombëtar (FMN) dhe të…