
Rama: Drejt 11 majit nga Shkodra për Shqipërinë 2030 në BE
Edhe në takimet e sotme në Shkodër, Rama përsëriti apelin që në 11 maj të gjithë, përtej të majtës dhe të djathtës, të bashkohen dhe të votojnë PS-në për Shqipërinë në Bashkimin Europian.

Kryeministri Edi Rama, njëherësh kryetar i Partisë Socialiste, vijoi sot takimet në qarkun e Shkodrës, në kuadër të fushatës elektorale për zgjedhjet e 11 majit.
Rama u takua sot me të rinj që votojnë për herë të parë, me gra e vajza të qarkut, sipërmarrës shkodranë, ndërsa inspektoi edhe disa investime të rëndësishme që po kryhen në bashkinë e Shkodrës.
“Drejt 11 majit nga Shkodra. Për Shqipërinë 2030 në Bashkimin Europian”, u shpreh Rama, ndërsa ndau pamje nga momentet kryesore të këtyre takimeve.
Edhe në takimet e sotme në Shkodër, Rama përsëriti apelin që në 11 maj të gjithë, përtej të majtës dhe të djathtës, të bashkohen dhe të votojnë PS-në për Shqipërinë në Bashkimin Europian.
Burimi ATSH