Hasani në lamtumirën e papa Françeskut: Udhëheqës i paqes

Qeveria shqiptare ka shpallur sot ditë zie kombëtare, në shenjë dhimbjeje, respekti e mirënjohjeje për Atin e Shenjtë, papa Françesku.


Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani ishte pjesë e delegacionit zyrtar nga Shqipëria që mori pjesë sot në ceremoninë mortore për papa Françeskun në Vatikan.

“Sot, në Vatikan, i japim lamtumirën Atit të Shenjtë, një udhëheqësi të paqes dhe një njeriu me dashuri dhe shërbim të jashtëzakonshëm për njerëzimin”, shkruan Ministri Hasani në një publikim në rrjete sociale ndërsa vlerëson gjithashtu figurën e papa Françeskut.

“Papa Françesku dëgjoi me zemër, qëndroi pranë më të brishtëve dhe udhëhoqi me shembull, gjithmonë duke zgjedhur forcën e butë të mëshirës dhe fuqinë e heshtur të përulësisë. Trashëgimia e Tij shpirtërore do të mbetet e gjallë në zemrat e miliona njerëzve për brezat që vijnë. Me lutje dhe mirënjohje nga Shqipëria, nderojmë kujtimin e Tij të paharruar”, shprehet ai.

Delegacioni shqiptar kryesohej nga Presidenti Bajram Begaj, ndërsa pjesë e tij ishin edhe ministrja e Shtetit për Administratën Publike dhe Antikorrupsionit, Adea Pirdeni dhe Ambasadorja e Republikës së Shqipërisë në Vatikan, Majlinda Frangaj.

Papa Françesku, i cili ndërroi jetë më 21 prill në moshën 88-vjeçare, do të varroset sot në bazilikën e Santa Maria Maggiore në Romë, në një ceremoni ku marrin pjesë liderë botërorë dhe anëtarë të familjeve mbretërore.

Qeveria shqiptare ka shpallur sot ditë zie kombëtare, në shenjë dhimbjeje, respekti e mirënjohjeje për Atin e Shenjtë, papa Françesku.

Votimi nga jashtë, Celibashi: Rreth 22% e fletëve të votimit janë kthyer në KQZ

Votuesit në diasporë kanë kohë ta plotësojnë dhe ta dërgojnë fletën e votimit me postë deri në javën e parë…

Global 360

Osmani: Papa Françesku do të mbahet mend për angazhimin e tij për paqen

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, krahas liderëve nga mbarë bota, ka marrë pjesë në ceremoninë e funeralit të Papa Françeskut…

Diplovista

Rama për median greke: Ligji absurd i luftës duhet shfuqizuar

Ligji absurd i luftës duhet shfuqizuar, deklaroi kryeministri Edi Rama në një intervistë për televizionin grek ”MegaTV”, pjesë të së…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Rikthim në tempullin e poezisë

Tre vite më parë, me 18 shkurt 2022 u nda nga jeta poeti Bardhyl Londo!

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Votimi nga jashtë, Celibashi: Rreth 22% e fletëve të votimit janë kthyer në KQZ

Votuesit në diasporë kanë kohë ta plotësojnë dhe ta dërgojnë fletën e votimit me postë deri në javën e parë…