Berisha nga Pogradeci: Çmimi i naftës do të ulet me 40%

Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha prezantoi sot kandidatët për deputetë të “PD-Aleanca për Shqipërinë Madhështore” në Pogradec.


Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha prezantoi sot kandidatët për deputetë të “PD-Aleanca për Shqipërinë Madhështore” në Pogradec.

Gjatë fjalës së tij Berisha bëri edhe prezantimin e programit të PD-së. Berisha tha se në 100 ditët e para “në Shqipëri nuk do mund të shitet kurrë, litra e naftës më shumë se +-10% e çmimit të saj në Maqedoni apo në Kosovë, pra një naftë 40% më lirë”.

Berisha shtoi më tej se do të “vendosim minimumin jetik 200 euro, për çdo pensionist me pension të plotë apo të pjesshëm që merr, ndën 200 euro”.

“Vendosim minimumin jetik për të gjithë shqiptarët në ndihmë ekonomike, për të gjithë ata që nuk kanë marrë kurrë në jetën e tyre pension, për të gjithë shqiptarët e papunë, për të gjithë studentët me bursë, për të gjithë fëmijët e familjeve me një prind”, tha Berisha.

Kryetari i PD-së theksoi se do të vendosë rrogë minimale 500 euro.

Po ashtu sipas Berishës do të “vendosë kartën e konsumatorit me të cilën, çdo rrogëultë, çdo pensionist, çdo qytetar me minimumin jetik, do të marrë ushqimet dhe gjërat bazë, me çmim 20% më lirë se qytetarët e tjerë”.

“Vendosim listën e rimbursimit 100% të barnave, identike, një për një me listën që ka sot Republika Italiane”, shtoi Berisha.

Berisha tha se do të “dyfishohet buxheti për bujqësinë, do dyfishohet buxheti për shëndetësinë, do dyfishohet buxheti për arsimin”.

“Vendosim mbrojtjen e plotë të prodhimeve bujqësore në sezon. I garantoj fermerët e Pogradecit se prodhimet e tyre do të mbrohen plotësisht dhe se ata do të subvencionohen do të marrin për çdo fidan të mbjellë, për çdo kokë bagëti të mbarshtruar, për çdo njësi prodhimi 5-fishin e saj që marrin sot si subvencion. Do kenë linja krediti të butë, do kenë mbulim të plotë të dëmeve nga fatkeqësitë natyrore, qoftë dhe nga mbiprodhimi”, tha Berisha.

Burimi ATSH

Begaj për ‘Il Tempo’: Papa Françesku la gjurmë të paharrueshme në Shqipëri

PresidentI Bajram Begaj, në një intervistë për gazetën italiane “Il Tempo” ka ndarë përshtypjet e tij pas pjesëmarrjes në ceremoninë…

Global 360

Osmani: Papa Françesku do të mbahet mend për angazhimin e tij për paqen

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, krahas liderëve nga mbarë bota, ka marrë pjesë në ceremoninë e funeralit të Papa Françeskut…

Diplovista

Rama për median greke: Ligji absurd i luftës duhet shfuqizuar

Ligji absurd i luftës duhet shfuqizuar, deklaroi kryeministri Edi Rama në një intervistë për televizionin grek ”MegaTV”, pjesë të së…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Rikthim në tempullin e poezisë

Tre vite më parë, me 18 shkurt 2022 u nda nga jeta poeti Bardhyl Londo!

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Begaj për ‘Il Tempo’: Papa Françesku la gjurmë të paharrueshme në Shqipëri

PresidentI Bajram Begaj, në një intervistë për gazetën italiane “Il Tempo” ka ndarë përshtypjet e tij pas pjesëmarrjes në ceremoninë…