Partneriteti me “San Raffaele”, Koçiu: Aleancë e re për shërbime të avancuara në nivel botëror në QSUT

Ministrja nënvizoi faktin se marrëveshja strategjike me qendrën spitalore “San Raffaele” si edhe Universitetin “Vita Salute San Raffaele”, synon ofrimin e konsulencës në menaxhimin dhe në përmirësimin e efikasitetit operacional të QSUNT-së dhe të Universitetit të Mjekësisë, duke forcuar akoma më shumë lidhjet mes kërkimit shkencor, atij akademik dhe shërbimeve klinike.


Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu u shpreh sot se partneriteti strategjik dhe marrëveshja mes Qendrës Spitalore Universitare “Nënë Tereza” dhe qendrës spitalore universitare të ekselencës evropiane “San Raffaele” dhe universitetit përkatës “Vita – Salute San Raffaele”, si edhe partneritetet e tjera të huaja të nënshkruara më herët, synojnë që ta kthejnë QSUNT në një qendër të ekselencës shëndetësore në Ballkanin Perëndimor.

Ministrja Koçiu e bëri këtë deklaratë gjatë fjalës së saj në ambientet e Qendrës Spitalore Universitare “Nënë Tereza”, një takim ku të pranishëm ishin edhe Kryeministri Edi Rama dhe ministrja e Arsimit dhe Sportit Ogerta Manastirliu, ku u firmos sot marrëveshja për shërbimin shëndetësor shqiptar, e posaçërisht për QSUT dhe Universitetin e Mjekësisë, në një partneritet strategjik me qendrën spitalore universitare të ekselencës evropiane “San Raffaele” dhe universitetin përkatës “Vita – Salute San Raffaele”.

“Në epokën e re në të cilën gjendet shëndetësia jonë nuk mjafton vetëm sigurimi i kushteve më të mira, qëllimi ynë është që të kemi më shumë akses nga qytetarët në shërbimet më të avancuara që përdoren gjerësisht në nivel botëror. Shumë marrëveshje bashkëpunimi janë realizuar gjatë kësaj kohe, si partneriteti me ekipet turke, marrëveshjen më të fundit të Tor Vergata sa i përket transplanteve apo Sheba Medical Center (Izrael) sa i përket reformimit të shërbimit onkologjik”, tha Koçiu.

Ministrja nënvizoi faktin se marrëveshja strategjike me qendrën spitalore “San Raffaele” si edhe Universitetin “Vita Salute San Raffaele”, synon ofrimin e konsulencës në menaxhimin dhe në përmirësimin e efikasitetit operacional të QSUNT-së dhe të Universitetit të Mjekësisë, duke forcuar akoma më shumë lidhjet mes kërkimit shkencor, atij akademik dhe shërbimeve klinike.

“Të dy këto struktura shëndetësore janë pjesë e grupit “San Donato”, rrjeti më i madh i spitaleve në Itali dhe një ndër grupet më të mëdha në botë në fushën e shëndetësisë. Ky rrjet spitalor ka mbi 11 mijë mjekë që shërbejnë për 6 milionë pacientë çdo vit. Ndërsa, Universiteti “Vita Salute” është një pikë referimi ndërkombëtare. Bashkëpunimi ynë përmirëson edhe zhvillimin programeve të specializuara të trajnimit për stafin akademik dhe stafeve shëndetësore si edhe krijimin e projekteve të përbashkëta kërkimore duke nxitur edhe inovacionin në fushën e shëndetësisë. Kjo aleancë e re do të na ndihmojë të ndërtojmë më shumë shërbime cilësore, dije më të thella dhe më shumë shërbime për qytetarët tanë”, vijoi Koçiu.

Ministrja Koçiu nënvizoi faktin se “ajo që ne synojmë është që QSUNT të shndërrohet në një nga qendrat më të avancuara në Ballkanin Perëndimor, një qendër jo vetëm graviteti, por e një sistemi modern, efikas dhe profesional”.

“Sfidat në këtë rrugëtim të gjatë kanë qenë të mëdha, por rezultatet e arritura në gjithë këto vite pune, të orientuara nga një vizion i qartë për shëndetësinë janë një dëshmi e pakontestueshme e gjithçkaje që është bërë dhe po bëhet në sektorin e shëndetësisë. Kur morë detyrën, buxheti i shëndetësisë ishte vetëm 250 milionë euro, sot me rritjen edhe të pjesës së mbrojtjes sociale buxheti për MSHMS është një buxhet historik prej 1 miliard eurosh. Kjo do të thotë më shumë mundësi për punë, më shumë investime, shërbim shëndetësor më cilësor. Kemi investuar dhe ndërtuar në këto vite plot 53 shërbime dhe spitale prej të cilave 10 janë tërësisht të ndërtuara nga e para”, tha Koçiu, teksa shtoi se “investimet janë shtrirë edhe në shërbimin parësor, duke ndërtuar 400 qendra shëndetësore në mbarë vendin dhe duke transformuar mënyrën me të cilën ofrohet shërbimi shëndetësor në kujdesin parësor”.

“Ndryshuam tërësisht skemën e trajtimit dhe menaxhimit të barnave, çmimet e barnave janë ulur me 30%, ndërkohë kemi dyfishuar buxhetin për medikamentet e rimbursueshme. Gjithashtu kemi shtuar me 200 listën e medikamenteve të rimbursueshme dhe të barnave që shërbejnë për shumë të sëmurë kronikë”, cilësoi Koçiu.

Sipas ministres Koçiu sot janë 210 mijë pensionistë të cilët marrin 100% barna të rimbursueshme, ndërsa 6000 qytetarë të tjerë të pasiguruar u ofrohet shërbim shëndetësor me të njëjtat standarde si qytetarët e tjerë. “Kemi hequr taksën abuzive të medikamenteve, të cilat tregtohen në vend, një taksë që i rëndonte çmimet e barnave. Punuam për një sistem spitalor i cili kishte dhe medikamentet, por edhe pajisjet e nevojshme. Janë shtuar pajisjet bio-mjekësore të domosdoshme për diagnostikim, duke investuar në plot 70 milion euro për të pajisur të gjitha spitalet, por sfidat mbeten në vijim”, nënvizoi ajo.

Koçiu u ndal gjatë fjalës së saj edhe në transformimin rrënjësor që ka pësuar shërbimi i Urgjencës, që dikur sipas ministres mbulonte jo më shumë se gjysmën e territorit të vendit. Ministrja theksoi se sot, me Qendrën Kombëtare të Koordinimit të Urgjencave është bërë e mundur që të ketë një koordinim në kohë reale të të gjitha thirrjeve që vijnë nga qytetarët, duke reduktuar kohën e mbërritjes së ambulancave te pacientët jo më shumë se 15 minuta.

Burimi ATSH

Rama: Plani ynë, i vetmi që siguron rritje të pensioneve

Në një bashkëbisedim me banorë të zonës së ish-Uzinës së Autotraktorëve (Tiranë), ku u prezantua projekti i rigjallërimit të saj…

Global 360

Osmani: Papa Françesku do të mbahet mend për angazhimin e tij për paqen

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, krahas liderëve nga mbarë bota, ka marrë pjesë në ceremoninë e funeralit të Papa Françeskut…

Diplovista

Rama për median greke: Ligji absurd i luftës duhet shfuqizuar

Ligji absurd i luftës duhet shfuqizuar, deklaroi kryeministri Edi Rama në një intervistë për televizionin grek ”MegaTV”, pjesë të së…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Rikthim në tempullin e poezisë

Tre vite më parë, me 18 shkurt 2022 u nda nga jeta poeti Bardhyl Londo!

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Rama: Plani ynë, i vetmi që siguron rritje të pensioneve

Në një bashkëbisedim me banorë të zonës së ish-Uzinës së Autotraktorëve (Tiranë), ku u prezantua projekti i rigjallërimit të saj…