
Votimi nga jashtë, KQZ: 69 134 zarfe me fletëvotimi të mbërritura në Tiranë
Në total janë 245 935 zarfe të dërguara. Kryeson Italia me 29 630 zarfe të kthyera me fletëvotimi

Procesi i votimit të shqiptarëve që jetojnë jashtë vendit vijon, ndërsa deri sot në orën 11:46, sipas Komisionit Qendror të Zgjedhjeve janë 193 823 zarfe të marra nga zgjedhësit të cilët janë regjistruar për të marrë pjesë në zgjedhjet parlamentare të 11 majit.
Po sipas të dhënave të KQZ, 69 134 zarfe kanë mbërritur në Shqipëri. Në total janë 245 935 zarfe të dërguara.
Nga këto, sipas shteteve kryeson Italia me 29 630 zarfe të kthyera me fletëvotimi, Gjermania 10 936, SHBA 7816. Sipas qarqeve, kryeson Tirana me 14 831 zarfe, Durrësi 11 999, Elbasani 7614.
Votuesit në diasporë kanë kohë ta plotësojnë dhe ta dërgojnë fletën e votimit me postë deri në javën e parë të muajit maj. Çdo votë që mbërrin në Shqipëri në datën 11 maj, pas orës 19:00, do të konsiderohet e pavlefshme.
Vendi i caktuar për administrimin e këtij procesi është Pallati i Sportit “Feti Borova”, pranë Parkut Olimpik Tiranë. Aty po përgatiten dhe dërgohen fletët e votimit dhe po aty do të kryhet numërimi i votave të diasporës.