Rama: Plan i ri vendosjeje për objektet arsimore në Tiranë

Kryeministri Edi Rama ishte sot në një inspektim në Njësinë Administrative 14 në kryeqytet, aty ku po hidhen themelet për ndërtimin e një shkolle të re


Kryeministri Edi Rama ishte sot në një inspektim në Njësinë Administrative 14 në kryeqytet, aty ku po hidhen themelet për ndërtimin e një shkolle të re, një investim i qeverisë shqiptare për zonën e Astirit dhe që do të funksionojë bashkë me kopshtin dhe çerdhen me një kapacitet prej 900 nxënësish dhe 250 fëmijë të ciklit parashkollor.

Kryeministri Rama, i shoqëruar edhe nga kryetarja e deleguar e bashkisë së Tiranës, Anuela Ristani dhe ministrja e Arsimit dhe Sportit, Ogerta Manastirliu tha se jo vetëm në zonën e Astirit, por do të shihet për hapësira ndërtimi për shkolla edhe në vende të tjera në Tiranë, ku për shkak të prurjeve dhe ndërtimeve të reja ka nevojë për kopshte dhe çerdhe.

“Dhe duhet të ecim me atë që kemi folur me një plan të ri për vendosjen e objekteve arsimore në Tiranë që shoqërohet me shpronësime ose me partneritete, kur marrin lejen e ndërtimit të lëshojnë edhe një territor për shkollën. Për çerdhet duhet të vazhdojmë linjën për të marrë hapësira të brendshme me qira për çerdhet dhe mund të bëjmë një gjë të bukur”, tha Rama.

Kryetarja e deleguar e bashkisë Tiranë, Ristani tha se “kjo e sotmja është një arritje historike për Lagjen 14 që është krijuar, ndërsa përpara 10 vitesh shqetësimi kryesor ka qenë mosplanifikimi i objekteve arsimore”.

“Më në fund, ne kemi mundësi që të hapim themelet për herë të parë të shkollës në lagjen 14 në zonën e Astirit, për të gjithë banorët. Nuk ka pasur asnjë objekt arsimor, gjithë kjo është një lagje e re. Ka qenë pjesë e planifikimi të komunës dhe komuna ka bërë vetëm planifikim ndërtesash dhe rrugësh, por asnjë projekt për shërbime publike, as qendra shëndetësore, as kopshte, çerdhe”, pohoi Ristani.

Ristani tha se “kjo shkollë që shohim sot është sipas moduleve që ne kemi për shkollat e reja, ku maksimizojmë sa më shumë klasa dhe kapacitete. Planifikohet të jetë për 900 nxënës për arsimin 9-vjeçar dhe në anën tjetër të rrugës do të jetë edhe kopshti, edhe çerdhja për më shumë se 250 fëmijë, dy klasa çerdhe dhe katër klasa kopshti. Kemi modelet e dy shkollave të tjera që do të ndërtohen në Yzberisht, për shkollë të mesme dhe 9-vjeçare, në po të njëjtat kapacitete: shkolla e mesme për 600 nxënës dhe shkolla 9-vjeçare për 900 dhe njësoj çerdhe dhe kopshte që do t’i shërbejnë zonës së Yzberishtit”, shtoi Ristani.

Nga ana tjetër, ministrja Manastirliu theksoi faktin se do të jenë 900 nxënës në të gjithë ciklin 9-vjeçar, por edhe dy klasa parashkollore që do të integrohen direkt. “Do kemi klasën burimore për nxënësit me aftësi ndryshe, si një standard të vendosur, duke qenë se kemi edhe mësuesin ndihmës. Sa i përket stafit, edhe me reduktimin e shkollave me dy turne kemi reduktuar 57% të shkollave me dy turne, kanë mbetur edhe 28 shkolla, të cilat me rritjen e kapaciteteve, pesë janë në ndërtim dhe mendojmë se do t’i eliminojmë në katërvjeçarin e ardhshëm”, tha Manastirliu, teksa shtoi se do të jetë edhe një shkollë 9-vjeçare dhe një e mesme në zonën e Kasharit, që do të lehtësojë të gjithë ngarkesën e frekuentimit të shkollave në këtë njësi.

Burimi ATSH

Lexo më shumë nga

Rama: Pasaporta europiane, mundësi çdo shqiptari të jetë i barabartë me qytetarin e BE-së

Kryeministri, njëherësh kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama gjatë takimit të zhvilluar me të rinj në Tiranë, votues për herë…

Global 360

Osmani: Papa Françesku do të mbahet mend për angazhimin e tij për paqen

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, krahas liderëve nga mbarë bota, ka marrë pjesë në ceremoninë e funeralit të Papa Françeskut…

Diplovista

Rama për median greke: Ligji absurd i luftës duhet shfuqizuar

Ligji absurd i luftës duhet shfuqizuar, deklaroi kryeministri Edi Rama në një intervistë për televizionin grek ”MegaTV”, pjesë të së…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Rikthim në tempullin e poezisë

Tre vite më parë, me 18 shkurt 2022 u nda nga jeta poeti Bardhyl Londo!

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Rama: Pasaporta europiane, mundësi çdo shqiptari të jetë i barabartë me qytetarin e BE-së

Kryeministri, njëherësh kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama gjatë takimit të zhvilluar me të rinj në Tiranë, votues për herë…