Rama tek ish-Uzina e Autotraktorëve: Plan urbanistik ku përfshihet e gjithë zona

Kryeministri vlerësoi rëndësinë e investimit që do të ndërmerret në këtë zonë.


Kryeministri Edi Rama tha sot se në zonën e ish-Uzinës së Autotraktorëve në Tiranë, janë bërë legalizimet e 340 banesave, por plani urbanistik do të zhvillojë tregun e pronës.

Gjatë takimit me banorë të zonës tek ish-Uzina e Autotraktorëve në Tiranë, që do të rigjallërohet në funksion të industrisë ushtarake për prodhimin e uniformave dhe montimin e mjeteve të blinduara, Rama u shpreh se, “270 mijë legalizime janë bërë deri tani. Kanë qenë vetëm 21 mijë në Tiranë dhe janë në proces 61 mijë legalizime të tjera”.

Rama në diskutim me një qytetar i cili u ankua se edhe për të bërë një ndërtim të vogël, inspektorët kërkojnë shuma të mëdha parash, tha se “për këtë rast duhet të përmendësh emra dhe se së bashku do ta denoncojmë këtë rast korrupsioni”.

“Ti ke ardhur, ke bërë një ndërtim pa leje këtu, dhe kërkon llogari se aty te ndërtimi pa leje nuk ka 5 metra rrugë. Ndërkohë që akset kanë lidhur gjithë lagjen dhe kjo i duhet të gjithëve, qytetit, ekonomisë dhe zhvillimit. Nëse nuk do të ishin bërë ato akse, ky transformim këtu nuk bëhej. Nuk vjen kush të bëj investim aq madhor, ndërkohë që rruga kryesore është gjithë gropa. Deri para pak vitesh nuk vije dot këtu. E kuptoj problemin të ujërave të ndotura dhe të rrugës tënde, por ama ka një problem tjetër, këtu mesa di unë, këtu kanë një hall tjetër. Një pjesë kanë hallin si ta zhvillojnë pronën, se nuk e zhvillojnë dot. Kanë hall se kanë legalizimet, por nuk zhvillojnë dot pronën”, u shpreh Rama.

Rama thekoi se, “nëse këtu do të bëhen investime publike për të mbajtur këtë situatë, siç është, janë para të hedhura kot. Nëse do të zgjidhet problemi që kanë pjesa dërrmuese, që si ata që duan ta zhvillojnë pronën të kenë mundësi, kërkon një plan urbanistik, ku të përfshihet e gjithë zona dhe secili sipas dëshirës e zhvillon apo jo, hyn në marrëveshje apo jo. Kur keni bërë legalizimin, jeni pronar”.

Kryeministri vlerësoi rëndësinë e investimit që do të ndërmerret në këtë zonë.

Burimi ATSH

Rama: Pasaporta europiane, mundësi çdo shqiptari të jetë i barabartë me qytetarin e BE-së

Kryeministri, njëherësh kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama gjatë takimit të zhvilluar me të rinj në Tiranë, votues për herë…

Global 360

Osmani: Papa Françesku do të mbahet mend për angazhimin e tij për paqen

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, krahas liderëve nga mbarë bota, ka marrë pjesë në ceremoninë e funeralit të Papa Françeskut…

Diplovista

Rama për median greke: Ligji absurd i luftës duhet shfuqizuar

Ligji absurd i luftës duhet shfuqizuar, deklaroi kryeministri Edi Rama në një intervistë për televizionin grek ”MegaTV”, pjesë të së…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Rikthim në tempullin e poezisë

Tre vite më parë, me 18 shkurt 2022 u nda nga jeta poeti Bardhyl Londo!

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Rama: Pasaporta europiane, mundësi çdo shqiptari të jetë i barabartë me qytetarin e BE-së

Kryeministri, njëherësh kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama gjatë takimit të zhvilluar me të rinj në Tiranë, votues për herë…