
Hasani pret ambasadorin e ri të Spanjës: Mirënjohës për mbështetjen në rrugëtimin drejt BE-së
Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani i uroi mirëseardhjen ambasadorit Gabriel Cremades Ventura.

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani i uroi sot mirëseardhjen ambasadorit të ri të Spanjës në vendin tonë Gabriel Cremades Ventura.
Kryediplomati ndau në rrjetet sociale një foto me ambasador Cremedes, duke theksuar mirënjohjen për mbështetjen e vazhdueshme të Spanjës në rrugëtimin e integrimit të Shqipërisë në Bashkimin Evropian
“Mirë se vini në Tiranë Ambasador Cremades! Urimet më të mira për një rrugëtim diplomatik të suksesshëm në Shqipëri.
“Jemi gjithnjë mirënjohës për mbështetjen e vazhdueshme të Spanjës në rrugëtimin e integrimit të Shqipërisë në Bashkimin Evropian, dhe të vendosur për forcimin më tej të marrëdhënieve dypalëshe në fushat me interes të ndërsjellë”, nënvizoi Hasani.
Burimi ATSH