
Presidenti Xi thekson bashkimin e forcave të klasës punëtore për rigjallërimin e kombit kinez
Presidenti kinez Xi Jinping theksoi se duhet të bashkohen forcat e klasës punëtore dhe të punonjësve të mbarë vendit, duke punuar shumë e në mënyrë praktike për të realizuar projektin e madh të rigjallërimit të kombit kinez.

Presidenti kinez Xi Jinping theksoi të hënën se duhet të bashkohen forcat e klasës punëtore dhe të punonjësve të mbarë vendit, duke punuar shumë e në mënyrë praktike për të realizuar projektin e madh të rigjallërimit të kombit kinez.
Kreu i shtetit i Kinës i tha këto në fjalimin e mbajtur në mitingun për 100-vjetorin e themelimit të Federatës Mbarëkineze të Sindikatave dhe për vlerësimin e punëtorëve dhe individëve shembullorë kombëtarë.
Xi Jinping-u u dërgoi punëtorëve, fermerëve, intelektualëve e masave të tjera punonjëse të kombësive të ndryshme, duke përfshirë ata në rajonet e posaçme administrative të Hong-Kongut e Makaos dhe në provincën e Tajvanit, përshëndetje të sinqerta me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Punëtorëve, 1 Majit, dhe u shprehu urime të përzemërta punëtorëve dhe individëve shembullorë kombëtarë fitues të çmimeve.
Gjithsej 1 670 veta u nderuan si punëtorë shembullorë kombëtarë, ndërsa 756 u vlerësuan si individë shembullorë. Xi Jinping-u dhe udhëheqës të tjerë kinezë u dhanë atyre fletët e nderit.
Xi vuri në dukje se gjatë 100 vjetëve pas themelimit, Federata Mbarëkineze e Sindikatave ka bashkuar dhe inkurajuar masat e gjera popullore dhe punonjësit të japin kontribut të rëndësishëm për ndërtimin e shoqërisë së mirëqenies dhe nxitjen e modernizimit kinez.
Ai theksoi se në epokën e re, duhet të inkurajohen punonjësit dhe masat popullore të japin kontribut të ri për nxitjen e zhvillimit cilësor. Përballë raundit të ri të revolucionit tekniko-shkencor dhe të reformës industriale, duhet të forcohet më tej niveli kulturor e tekniko-shkencor i punonjësve, duhet të promovohet fryma e punëtorëve shembullorë dhe të rritet më tej niveli i jetesës së punonjësve dhe të masave popullore në përgjithësi.
Burimi CGTN