Rama: Pavarësi energjetike dhe eksportues neto brenda dekadës

Kryeministri Edi Rama deklaroi sot se falë edhe projekteve për diversifikimin e burimeve të energjisë, Shqipëria brenda kësaj dekade do të jetë energjetikisht e pavarur nga çdo zhvillim i jashtëm dhe një vend eksportues neto i energjisë.


Kryeministri Edi Rama deklaroi sot se falë edhe projekteve për diversifikimin e burimeve të energjisë, Shqipëria brenda kësaj dekade do të jetë energjetikisht e pavarur nga çdo zhvillim i jashtëm dhe një vend eksportues neto i energjisë.

Gjatë aktivitetit në Fier ku u prezantuan arritjet kyçe në prodhimin dhe diversifikimin e burimeve të energjisë, si dhe investimet e realizuara në këtë sektor, kryeministri u ndal tek objektivat afatgjatë për zhvillim të qëndrueshëm brenda vitit 2030.

Ndërsa vlerësoi praninë e aktorëve të rëndësishëm të fushës në këtë tryezë, Rama tha se edhe fakti se ne jemi sot aq pranë anëtarësimit në BE, të ulur në një tryezë negociatash, nuk do të mund të imagjinohej nëse do të kishim situatën e sektorit të energjisë ashtu siç ishte përpara këtij transformimi.

“Janë fakte kuptimplota dhe janë fakte që na bëjnë mjaft optimistë për të nesërmen e sektorit dhe nëse e nesërmja e këtij sektori është optimiste, atëherë gjithë zhvillimi i vendit është optimist. Fakti që sot ne flasim për një prodhim të brendshëm të dyfishuar është shumë domethënës kur mendon se ne nisëm këtë përpjekje me bazën prodhuese të kohës së komunizmit, me minus HEC-e që në mënyrën më të çuditshme u hoqën nga stoku i aseteve të shtetit dhe iu dhanë një privati, me një argumentim që në vetvete është vepër penale e pastër”, tha Rama.

Rama bëri të ditur se sot kemi thuajse dyfishin e prodhimit me nga u nisëm, por ndërkohë është diversifikuar edhe baza e prodhimit, e cila ishte vetëm nga uji.

Kryeministri theksoi se në situatën e ndryshimeve klimaterike prodhimi nga burime ujore bëhet komplet i paparashikueshëm, ndaj e ardhmja mbetet diversifikimi i burimeve të energjisë.

“Kemi diversifikimin me 10% të prodhimit që sot vjen nga dielli. Me fillimin edhe të disa projekteve të erës, me inovacionin e jashtëzakonshëm që do të kemi fatin të kemi në Shqipëri falë “Statkraft’, që prezantoi këtu projektin e vetë për sistemin e pompimit të ujit, besoj se kemi të gjitha arsyet të mendojmë se pavarësia e plotë energjetike e Shqipërisë është afër”, tha Rama.

Kryeministri shprehu bindjen se transformimi i Shqipërisë nga një vend me hall të madh për energjinë në një vend eksportues neto të energjisë elektrike është afër.

“Praktikisht janë dy zhvillime historike, që nëse të gjitha gjërat shkojnë sipas programit dhe planeve tona bazuar në të gjitha kërkesat që kemi aktualisht në administrim, atëherë brenda kësaj dekade Shqipëria do të jetë energjetikisht e pavarur nga çdo zhvillim i jashtëm”, tha Rama.

Kryeministri shprehu bindjen se Shqipëria do ta vendosë vetë fatin e vet në raport me energjinë dhe do të kalojë në eksport neto.

“Nuk është vetëm prodhimi, por edhe transmetimi që ka njohur një progres të rëndësishëm, ashtu sikundër edhe shtrirja e gjithë rrjetit të transmetimit të Shqipërisë në të gjitha drejtimet e mundshme ku ‘qershia mbi tortë’ është marrëveshja me Italinë për linjën e interkonjeksionit me anën tjetër të Europës, falë bashkëpunimit tripalësh me qeverinë italiane dhe qeverinë e Emirateve të Bashkuara”, shtoi Rama.

Nga pikëpamja e humbjeve në rrjet, Rama u shpreh se Shqipëria është tani në parametrat e një vendi normal të Europës.

Ndërkohë, sipas tij, ishim një fenomen jashtë Europës. “Nuk ka qenë para 100 vitesh, ka qenë para një dekade. Ishim fenomen ekstraeuropian. Për të gjetur të ngjashmit tanë duhet të shkonim në vende shumë larg nga Europa, ku energjia ndahej sipas kapacitetit individual për ta vjedhur ose për ta marrë në mënyrë të paligjshme, ose për ta marrë ligjërisht dhe për të mos e paguar fare”, shtoi ai.

Burimi ATSH

Rama në Patos: Më 11 maj fitore rekord në qarkun e Fierit

Kryeministri Edi Rama, njëherësh kryetar i Partisë Socialiste zhvilloi sot një takim elektoral në Patos në qarkun Fier.

Global 360

Osmani: Papa Françesku do të mbahet mend për angazhimin e tij për paqen

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, krahas liderëve nga mbarë bota, ka marrë pjesë në ceremoninë e funeralit të Papa Françeskut…

Diplovista

Rama për median greke: Ligji absurd i luftës duhet shfuqizuar

Ligji absurd i luftës duhet shfuqizuar, deklaroi kryeministri Edi Rama në një intervistë për televizionin grek ”MegaTV”, pjesë të së…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Rikthim në tempullin e poezisë

Tre vite më parë, me 18 shkurt 2022 u nda nga jeta poeti Bardhyl Londo!

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Rama në Patos: Më 11 maj fitore rekord në qarkun e Fierit

Kryeministri Edi Rama, njëherësh kryetar i Partisë Socialiste zhvilloi sot një takim elektoral në Patos në qarkun Fier.