
Duka: Finalja e “Final 4” do të arbitrohet nga gjyqtari polak, Szymon Marciniak
Goglat në gjysmëfinale përcaktuan përballjet Egnatia – Partizani dhe Vllaznia – Dinamo City.

Presidenti i FSHF-së, Armand Duka, foli për mediat pas përfundimit të ceremonisë së shortit të “Final 4”, ku goglat përcaktuan përballjet Egnatia – Partizani dhe Vllaznia – Dinamo City.
Kreu i qeverisë së futbollit falënderoi të gjithë për kontributin e jashtëzakonshëm gjatë kampionatit të rregullt, ndërsa u uroi sa më shumë suksese katër skuadrave në fazën finale.
Gjithashtu, Duka zbuloi se gjyqtari i mirënjohur në arenën ndërkombëtare, Szymon Marciniak, do të vendosë drejtësi në ndeshjen finale të 12 majit.
ATSH