
Category: 24/7
Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj po zhvillon një vizitë në Bolonjë të Italisë, ku u prit nga fëmijë e prindër të shkollës shqipe, një investim i Shoqatës “Korabi” në këtë rajon, për të ruajtur e trashëguar gjuhën amtare.
Ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja deklaroi sot se 25 % e buxhetit të shtetit shkon për mbrojtje sociale.
Në një ceremoni të veçantë, shefi i Shtabit të Përgjithshëm Arben Kingji u gradua si gjenerallejtënant, pas dekretit të miratuar nga Presidenti i Republikës.
Buxheti 2025 me një shifër prej 822,7 miliardë lekësh, mbështet me prioritet sektorë të rëndësishëm për arritjen e vizionit, “Shqipëria 2030” në BE.
Sot nisi punimet trajnimi “Inteligjenca Artificiale në Zgjedhje” i organizuar nga International IDEA dhe financuar nga Microsoft dhe OpenAI, me mbështetjen e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve të Shqipërisë.
Në takim morën pjesë kryetari i Prezencës, ambasadori Michel Tarran, kryetarja në Detyrë e Misionit të OSBE-së në Kosovë, Cornelia Taylor dhe nënkryetarja e bashkisë së Kukësit Eglita Bilali.
Konferenca për Turizmin e Qëndrueshëm organizohet në Tiranë me mbështetje nga RisiAlbania, një projekt i Agjencisë Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim (SDC) i zbatuar nga Helvetas.
Zëvendëskryeministrja Belinda Balluku, njëherësh dhe ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë, deklaroi sot se investimet në infrastrukturën rrugore që përshkojnë Shqipërinë nga veriu në jug dhe nga perëndimi në lindje u japin përfitime ekonomike edhe zonave ku kalojnë.
Arben Tafaj ishte kryetar i shoqatës “Tirana” dhe ish-kandidat i pavarur i Bashkisë Tiranë
Pensionistët me pension deri në 20 mijë lekë do të marrin 150 euro, ose trefishin e bonusit që ka qenë deri tani, ndërsa pensionistët me pension mbi 20 mijë lekë do të marrin 150 euro, ose trefishin e shumës së bonusit të deritanishëm.