Rama: Njohjen e pensioneve të mos e marrim nga marrëveshja me qeverinë greke, por përmes anëtarësimit në BE

Kryeministri Edi Rama i kërkoi sot shqiptarëve në Athinë të votojnë Partinë Socialiste në zgjedhjet e 11 majit, pasi sipas tij, tashmë ka një rrugë tjetër për të arritur njohjen e pensioneve, atë të anëtarësimit të Shqipërisë në BE.

Rama: Me PS në 11 maji, shqiptarët do të jenë europian të barabartë mes evropianësh

Në një takim me shqiptarët në Athinë, Greqi, në kuadër të turit të takimeve me diasporën, Rama u shpreh se kjo ka bërë që të huajt të na shikojnë si përfaqësues të një shteti që nuk meriton respekt dhe vlerësim, por sot kjo ka ndryshuar.

Rama nga Athina: Na jepni votën për të realizuar ëndrrën shekullore të shqiptarëve, integrimin në BE

Kryeministri Edi Rama, njëkohësisht kryetar i Partisë Socialiste kërkoi sot votat e shqiptarëve jashtë për PS-në, ndërsa i siguroi se votat e tyre duhen për të vrapuar së bashku për të realizuar më në fund ëndrrën shekullore të shqiptarëve që të jenë pjesë e Bashkimit Europian.

Rama: Në mandatin e katërt, rrisim pagën mesatare në 1 mijë euro

Kryeministri Edi Rama theksoi sot se në mandatin e katërt paga mesatare në Shqipëri do të jetë 1 mijë euro.

Ndërveprim sistematik institucional mes Shqipërisë dhe Ligës Botërore Myslimane

Presidenti Bajram Begaj, priti sot në një takim Sekretarin e Përgjithshëm të Ligës Botërore Myslimane, Mohammad bin Abdul Karim Al-Issa.

Rama: Voto me të dyja duart numrin 5 për Shqipërinë 2030 në Bashkimin Europian

Kryeministri, njëherësh kreu i PS, Edi Rama ritheksoi sot, se vota në 11 maj për numrin 5 në fletën e votimit është votë për Shqipërinë në BE.

Fitër Bajrami, Spiropali: Toleranca fetare është realitet

Kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali, shkoi sot në selinë e Komunitetit Musliman për të uruar festën e Fitër Bajramit.

Fiter Bajrami, Begaj: Të jemi të bashkuar në shërbim të interesit kombëtar

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj ka uruar besimtarët myslimanë me rastin e Fiter Bajramit.

Kremtohet Fitër Bajrami, mijëra besimtarë falin namazin në “Sheshin Skënderbej”

Pas një muaji agjërimi dhe lutjesh, besimtarët myslimanë sot festojnë Fitër Bajramin.

Fitër Bajrami, kreu i Ligës Botërore të Islamit: Shqipëria, shembull për tolerancën dhe bashkëjetesën fetare

Me besimtarët myslimanë shqiptarë, ishte dhe Sekretari i Përgjithshëm i Ligës Botërore të Islamit, Dr. Muhamed Bin Abdulkerim El-Isa i shoqëruar edhe nga kreu i Komunitetit Mysliman Shqiptar, Bujar Spahiu.