
Category: 24/7
Shqipëria çeli sot grup-kapitullin e dytë të negociatave me Bashkimin Europian – “Tregu i Brendshëm” në Luksemburg ku u mbajt konferenca e katërt ndërqeveritare Shqipëri – BE.
Ministri i Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Taulant Balla, njëherësh dhe drejtues politik i Partisë Socialiste për Diasporën, gjatë qëndrimit në Itali zhvilloi një takim të veçantë me kryetarin e bashkisë së Maxhentës (Magenta) në rajonin e Lombardisë, Luca Del Gobbo.
Kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali, ka reaguar sot në Ditën Përkujtimore të të Mbijetuarve të Dhunës Seksuale gjatë Luftës në Kosovë.
Zgjerimi i Bashkimit Evropian në Ballkanin Perëndimor ishte një nga temat kryesore në agjendën e takimit të Këshillit të Punëve të Jashtme sot në Luksemburg – ndërsa ministrat e Jashtëm diskutuan tensionet në disa pjesë të rajonit dhe progreset e bëra nga Shqipëria, Bosnjë-Hercegovina, Kosova, Mali i Zi, Maqedonia e Veriut dhe Serbia në përmbushjen e kushteve të anëtarësimit të tyre në BE.
Ministrja e Turizmit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaro ka vizituar Glamping Albania Adventure, një kamping buzë Vjosës që bashkon përvojën e kampingut me komoditetin.
Kryeministri Edi Rama deklaroi se Shqipëria është sot një hap tjetër më pranë objektivit madhor, mbylljes së negociatave të anëtarësimit brenda vitit 2027.
Zëvendëskryeministrja, njëherësh ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku vizitoi sot një kompani tekstile në Lushnjë, nga ku siguroi se qeveria do të ndërmarrë çdo lehtësi për të mbështetur sektorin e biznesit.
Me rastin e vizitës shtetërore të sekretarit të përgjithshëm të Komitetit Qendror të Partisë Komuniste të Kinës dhe presidentit kinez Xi Jinping në Vietnam, të hënën filloi të transmetohet në Vietnam programi “Citimet klasike të parapëlqyera të Xi Jinping-ut”.
Këtë vit, Javët Kulturore Ndërkombëtare zhvillohen në një moment të veçantë pasi Tirana mban titullin e Kryeqytetit Mesdhetar të Kulturës dhe Dialogut për vitin 2025
Presidenti i Këshillit Evropian, Antonio Costa, e cilësoi sot inkurajuese progresin që ka bërë Shqipëria në rrugëtimin drejt anëtarësimit në Bashkimin Europian.