Rama në kantierin e Fakultetit të Studimeve Profesionale në Durrës: Program i veçantë investimesh për rezidencat e studentëve

Ky investim do të vihet në shërbim të 1700 studentëve dhe 80 pedagogëve të stafit akademik të këtij fakulteti dhe parashikon ndërtimin e një godine bashkëkohore me 30 auditorë, 15 laboratorë shkencorë, salla konferencash, terrene sportive dhe ambiente rekreative, pishinë dhe park.

Rama: Shqipëria kalendar të qartë anëtarësimi në BE, 11 maji me rëndësi për të mos humbur momentin

Kryeministri i Shqipërisë, njëherësh edhe kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama u shpreh sot gjatë takimit me asambletë socialiste të Kavajës dhe Vorës se zgjedhjet e 11 majit kanë rëndësi gjeostrategjike për Shqipërinë dhe shqiptarët, duke i cilësuar ato si më të rëndësishmet pas vitit ’91-’92.

Përzgjidhen kandidatët për kreun dhe anëtarët e KD të RTSH, kalojnë për votim në Kuvend

Kandidatët janë Helidon Haliti dhe Fatjon Hoxhalli, të cilët u përzgjodhën nga Komisioni dhe do të kalojnë për votim në seancën parlamentare të së enjtes më 13 mars.

Fond 13 milionë euro për forcimin e Mbrojtjes Civile, Vengu: Bëjmë Shqipërinë më të sigurt

Bashkitë në të gjithë vendin do të përfitojnë një fond prej 13 milionë eurosh për implementimin e projekteve për parandalimin e katastrofave natyrore.

Rama dhe Koçiu në Spitalin Rajonal të Kavajës: Shërbime për rreth 100 mijë banorë

Kryeministri Edi Rama dhe Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu inspektuan sot Qendrën Spitalore Rajonale në Kavajë, që tani ofron shërbime shëndetësore për rreth 100,000 banorë të Kavajës, Rrogozhinës dhe zonave përreth, por edhe për turistët

Gonxhja: 14.5 milionë euro investime në nxitjen e një ekosistemi inovativ biznesi

Ministri i MEKI: Objektivi ynë është që Shqipëria të jetë një qendër novatore e gjelbër

Hapja e zyrës së BEI-t, Yzeiraj: Përshpejtim i realizimit të objektivave drejt BE-së

Ardhja e BEI-së tregon shëndetshmërinë e ekonomisë, tregon se përfaqësia e sheh Shqipërinë si një vend me potencial për zhvillimin e këtyre projekteve dhe është një shenjë e mirë për ekonominë e vendit

Muzhaqi: Ndryshimet në ligjin për rininë synojnë përafrim të rregulloreve me BE-në

Ministrja e Shtetit për Rininë dhe Fëmijët, Bora Muzhaqi paraqiti sot në Komisionin për Çështjet Europiane disa ndryshime dhe shtesa në ligjin për rininë, që synojnë përafrim të rregulloreve me Bashkimin Evropian.

Balla: Anëtarësimi i Shqipërisë në BE brenda mandatit të ri qeverisës të 11 majit

Ministri i Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Taulant Balla, deklaroi se qeveria shqiptare pret që në vitin 2028 të nisë ratifikimi në parlamentet e shteteve anëtare të bllokut të marrëveshjes për anëtarësim të Shqipërisë në Bashkimin Europian.

Balluku: Nënstacioni i Hoxharës do të lidhet me linjë nënujore me Italinë

Nënstacioni elektrik i Hoxharës, në Fier është transformuar tashmë e janë dyfishuar kapacitetet.