
Category: Aktualitet
Në një konferencë të përbashkët për shtyp në Tiranë me homologun Igli Hasani, ministri Sikorski konfirmoi mbështetjen e Polonisë për integrimin e Shqipërisë në BE.
Zëvendësndihmëssekretari amerikan për Ballkanin Perëndimor, Alexandër Kasanof deklaroi sot në Tiranë se “për t’u siguruar që SPAK-u do të vazhdojë pa ndërprerje luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar në të ardhmen, prokurorët e SPAK-ut duhet të lejohen të aplikojnë për të shërbyer sërish pas përfundimit të mandatit të tyre aktual”.
Kryeministri Edi Rama u shpreh sot se diaspora mbetet një mbështetje e rëndësishme edhe në aspektin e drejtpërdrejt financiar për vendin.
Në takimin e e 4-ët vjetor të Këshillit Koordinues të Diasporës, Hasani u shpreh se, “ky Këshill ka për qëllim të trajtojë dhe përcaktojë hapat e ardhshëm në hartimin e politikave konkrete dhe realiste për ruajtjen e identitetit kulturor, gjuhësor, por dhe të traditave tona kombëtare”.
Kryeministri Rama mori pjesë në takimin vjetor të Këshillit Koordinues të Diasporës, ku vlerësoi se është hapur një kapitull i ri edhe në marrëdhënien mes Shqipërisë si vend amë dhe diasporës së hershme dhe asaj të re.
Në kuadër të Programit të Kujdesit Social, Bashkia e Tiranës vijon të jetë pranë fëmijëve dhe familjeve në nevojë, duke zbatuar projekte konkrete që synojnë rritjen e cilësisë së edukimit dhe mirëqenies.
Kryeministri Edi Rama mori pjesë të mërkurën në punimet e Samitit të Bashkimit Evropian me Ballkanin Perëndimor mbajtur në Bruksel.
Drejtuesja e Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit, Mirlinda Karçanaj zhvilloi sot një takim me ambasadoren e Hungarisë në Tiranë, Martina Kasnyik.
Gjatë mbledhjes së sotme të këshillit bashkiak, kryetari i bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj renditi disa nga projektet infrastrukturore në fokus të buxhetit të vitit 2025.
Tradita e kahershme e filantropisë korçare ishte në fokus të një takimi të organizuar sot nga fondacioni komunitar “Korçarët ndihmojmë korçarët”, i krijuar me mbështetjen e filantropes Yvonne Naum, e cila jeton në SHBA.